”KAMERA E PALLATIT” NË TEATRIN ”MIGJENI”

 “Kamera e pallatit” është titulli i komedisë që do të vihet në skenën e Teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës. Një komedi nga Fra.Valentin Rroku , me regji dhe skenografi të Gjon Stefës.

ZYLIHA MILOTI, DIVA E HUMORIT “MBUSH 27 VJEÇ”

E paaritshme në skenë, gjithmonë e dashur për publikun, ikona e humorit shqiptar festoi në skenën e tearit Migjeni 72 vjetorin e lindjes. Pas shfaqjes së komedisë “Lumturi ne fukarallek” aktorët e teatrit Migjeni suprizuan mjeshtren e madhe Zyliha Miloti. Buqeta me lule, torta e cila kishte sipër numrin 27 dhe duartrokitjet e publikut shkodran i dhuruan aktores emocionin dhe urimin më të bukur që ajo kishte marrë për ditëlindje.

ISMAIL KADARE, VLERËSOHET ME ÇMIM NË ITALI

Shkrimtari Ismail Kadare merr një tjetër çmim, kësaj radhe në Itali. Në Udine, Kadare u vlerësua me motivacionin si rapsod i dashuruar, por dhe kritik i popullit të tij.

BOTOHET NUMRI I KATËRT I REVISTËS “GEGNIA”

Biblioteka “Marin Barleti” sapo ka nxjerr nga botimi numrin e katërt të revistës “Gegnia”. Kjo revistë, e cila bën pjesë në projektin për artin dhe kulturën, të iniciuar nga Bashkia Shkodër, është kthyer në një dritare e shpalosjes së vlerave të qytetit të Shkodrës. Sipas drejtorit të këtij institucioni, Gjovalin Çuni, revista “Gegnia” synon të rikuperoj jetën kulturore dhe artistike në Shkodër, për të sjell të gjitha dinamikat e zhvillimeve artistike.

VIT TE MBARE O SHKODER !

Vit te mbare o Shkoder, eshte titulluar koncerti festiv i zhvilluar ne Teatrin Migjeni me rastin e Dites Boterore te Paqes, 8 janar.

META JEP ‘NDERI I KOMBIT’ PËR VALLTARËT, REXHEP ÇELIKU DHE LILJANA CINGU

Presidenti i Republikës Ilir Meta dekoron Rexhep Çelikun dhe Liljana Cingun me dekoraten e lartë Nderi I Kombit. Në një ceremoni në presdiencë kreu i shtetit vlerësoi artistët e shquar të valles dhe kulturës shqiptare. Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me dekoratën ‘Nderi i Kombit’ dy valltarët e Ansamblit Kombëtar të Valleve, Rexhep Çeliku dhe Liljana Cingu për kontributin ndër vite.

E BIJA SURPRIZON AVNI MULËN PËR DITËLINDJE

Inva Mula, sopranoja e madhe shqiptare ka organizuar një festë surprizë në tetarin e Kukullave për ditëlindjen e 90-të të të atit, Avni Mula. Njerëz të artit janë mbledhur për t’i uruar festën artistit të madh të Shqipërisë, muzikantit Avni Mula. Me sytë e përlotur nga supriza, Mula i shoqëruar nga e bija e cila ishte ideatorja e kësaj surprize, hyri në ambjentin ku do të mbahej festa, ku u prit me duartrokitje, ndërkohë që në sfond dëgjohej kënga e ditëlinjdes.

“LUMTURI NË FUKARALLËK”, RIKTHEHET NË “MIGJENI”

 Pas tetë netëve të shfaqura në skenën e Teatrit “Migjeni”, komedia e suksesshme “Lumturi në Fukarallëk”, rikthehet sërish për publikun shkodranë. Interesi i madh i publikut ka bërë që estrada të vij sërish në datat 11, 12 dhe 13 janar për të kënaqur publikun edhe njëherë me interpretimin e jashtëzakonshëm të aktorëve të njohur.

Drejtorja e Teatrit “Migjeni”, Rita Gjeka, në konferencën për mediat u shpreh se kjo shfaqje duhej të rikthehej sërish në skenë për shkak të kërkesave të mëdha të publikut.

2017-a, SUKSES PËR TEATRIN “MIGJENI”

 Viti 2018 ka rezultuar i suksesshëm për Teatrin “Migjeni”. Përgjatë një sezoni janë ngritur në skenë shtatë premiera të ndryshme, të cilat publikun shkodranë i ka ndjekur me kërshëri. Kryeson “Peter Pan”, e cila u ngjit në skenë plot 17 vitesh dhe sillte teatrin për fëmijë pas 27 vitesh me 4777 spektatorë. Sukses kanë patur gjithashtu edhe shfaqjet “Një Zjarr në Oborrin e Tetarit”, “Tartufi” apo “Ditëlindja e Lulushes”.

Në shfaqjet e repertorit, më e suksesshme ka rezultuar “10 Urdhnimet”, e cila është ngjitur në skenë 11 herë, duke grumbulluar një total prej 3470 spektatorësh. Në bashkëpunimet me teatro të tjerë spikat ai me Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit me “Traviatën”, e cila tejmbushi sallën.

PËRMBYLLET KONCERTI “SHKODRA N’FEST”

Shkodra n’fest përmbylli mbrëmjen e së shtunës në sheshin “Nënë Tereza” festimet që thyen heshtjen në Shkodër për plot 22 ditë.

BOTA