21 C
Shkoder, AL

HUNGARI, VIJON TENSIONI MES REFUGJATËVE QË KËRKOJNË AZIL

Vijon e tensionuar situata në stacionin e trenit në Budapest, ku mijëra perosna tentojnë të nisen me trena drejt Gjermanisë. Pas bllokimit dy ditor, autoritetet hungareze më në fund hapën portat e trenave për klandestinët e ardhur nga vendet e konfliktit si Siria apo Afganistani. Ata u dyndën drejt stacionit të Budapestit, ku shumë prej tyre vareshin nëpër portat e vagonëve dhe të tjerë turreshin të gjenin një vend pavarësisht kapacitetit të mjetit të udhëtimit.

HUNGARI, AS GARDHET NUK MJAFTOJNË PËR TË NDALUR EMIGRANTËT

Hungaria ka rritur përpjekjet për të frenuar fluksin e emigrantëve nga Serbia duke rritur lartësinë e telave me gjemba, me 3 radhë, dhe duke ndërtuar gardhe hekuri. Rrjetat e telave me gjemba shtrihen aktualisht përgjatë të gjithë kufirit 177 metra me Serbinë dhe patrullohet nga policia kufitare. Por pavarësisht kësaj afro 3800 emigrantë arritën të kalojnë kufirin ditën e djeshme (30 gusht), shifra e dytë më e lartë gjatë një dite.

ZGJEDHJET NË GREQI, TSIPRAS NIS FUSHATËN ELEKTORALE

Vetëm 10 ditë pasi dha dorëheqjen si kryeministër dhe fill pas betimit të qeverisë së përkohshme, Aleksis Tsipras nis fushatën për në zgjedhjet e 20 shtatorit, duke i kërkuar grekëve një tjetër mandat për të transformuar politikën në vend, ndërsa Syriza sipas exit polleve, po humbet cdo ditë e më shumë mbështetjen e popullit. Në një takim me anëtarët e saj në të gjithë vendin, Tsipras tha se drejtimi i qeverisë për një kohë aq të shkurtër i dha atij eksperiencën e mjaftueshme për të përmbushur reformat.

MAQEDONI, NUK NDALET FLUKSI 500 SIRIANË MBËRRITËN SËRISH

500 emigrantë të tjerë, shumica sirianë, kanë zbarkuar në jug të Maqedonisë në qytetin Gevgelija, në afërsi të kufirit me Greqinë. Që aty ata morën trenin në drejtim të veriut të Serbisë, për të nisur më pas itinerarin e tyre të zakonshëm, Hungari, Austri dhe në fund Gjermani. Treni është vënë në dispozicion të tyre nga qeveria maqedonase për ti transportuar në kufirin verior të Serbisë, para se të akomodohen më pas në kapet e përkohshme serbe në jug të vendit.

AUTOSTRADA DURRËS -PRISHTINË – NISH, ZBUT ARMIQËSITË NË RAJON

Autoritetet kompetente në Prishtinë, pohojnë se tashmë kanë përgatitur projektin për autostradën Prishtinë – Merdare – Nish, në kuadër të punimeve për autostradën që lidhë Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë. Projekti përkrahet nga Bashkimi Evropian, si projekt i përbashkët i infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore për Ballkanin Perëndimor.

MEDIAT GJERMANE, ZBARDHIN RRUGËN E KOSOVARËVE PËR AZIL

Mediat gjermane kanë krijuar një skicë për rrugëtimin që ndjekin kosovarët drejt Gjermanisë ku më pas kërkojnë azil. Siç dallohet edhe në video ata ndahen në dy grupime. I pari që lëviz me të gjitha letrat në rregull duke kaluar me autobus përmes Malit të Zi, Sllovakisë, Kroacisë, Italisë për të dalë në Austri ku marrin më pas rrugën për në Gjermani.

MIJËRA EMIGRANTË DYNDEN NË PRESHEVË

Pasi qëndruan disa ditë në kufirin mes Maqedonisë dhe Greqisë më shume se 3500 refugjatë mbërritën në Preshevë. Zona, e cila ndodhet pranë kampit të emigrantëve është mbipopulluar nga radhët e gjata të emigrantëve të cilët e kanë qenë në pritje të dokumenteve provizore nga ana e autoriteteve serbe.

MAQEDONI, NË DY DITË HYJNË NË SERBI MBI 8 MIJË EMIGRANTË

Serbia vijon të presë një valë të madhe klandestinësh që po hyjnë nga kufiri maqedonas. Vetëm mëngjesin e dites se hene, numri i tyre arriti në mbi një mijë. Ndërsa janë të paktën 7 mijë refugjatë, burra, gra dhe fëmijë të cilët brenda natës së të shtunës dhe të dielës janë larguar nga Maqedonia drejt Serbisë jugore, bën të ditur UNHCR duke nënvizuar se pritet që ky numër të rritet më shumë. UNHCR nënvizon se qeveria maqedonase do të mbajë të hapur kufijtë për refugjatët që ikin nga vendet që janë luftë.

KRIZA E EMIGRANTEVE, MAQEDONIA HAP KUFIRIN PËR KLANDESTINËT

Maqedonia është dorëzuar përpara fluksit të lartë të klandestinëve duke hapur dyert e kufirit me Greqinë. Forcat e policisë kanë mbikqyrur kalimin e emigrantëve por nuk kanë ndërhyrë për ti ndalur. Pas përleshjeve të shënuara dy ditët e funidt, ku autoritet maqedonase përdorën gazinlotsjellës dhe shkopijtë e gomës për të zbrapsur turmën e emigrantëve, situata të dielën në mëngjës në kufi është qetësuar.

MAQEDONIA MOHON KEQTRAJTIMIN E EMIGRANTËVE NË KUFI

Maqedonia mbron  taktikën e ndjekur nga shteti i tij për mbylljen e kufirit me Greqinë por  hedh poshtë keqtrajtimin e emigrantëve. Qeverisë iu desht të vepronte për shkak se 3500 emigrantë po hynin çdo ditë, por emigrantët nuk janë keqtrajtuar” thotë ministri i Jashtëm maqedonas  Nikola Poposki për BBC. Nga ana e saj Amnesty International u shpreh se policia maqedonase me emigrantët po sillet si me kryengritës.

Na ndiqni

73,663FansaPëlqeje
2,720NdjekësitNdjek
179NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

BOTA