ENERGJIA E QËNDRUESHME, PROJEKT NË SHKOLLËN “28 NËNTORI”

Një seminar studimesh kushtuar energjisë së qëndrueshme, një objektiv edhe i bashkimit europian do të jetë pjesë e një projekti që do zbatohet me nxënësit e italianistikës në shkollën “28 nëntori”. Energjia e qëndrueshme tha drejtorja Bushati është një mundësi e transformimit në realitetin e shkollave shqiptare .

INVALIDËT: NJË JAVË PA MARRË PAGESËN SOCIALE

Ka kaluar një javë që nga data kur kanë patur për të marrë pagesën sociale por invalidët e punës në Shkodër ende nuk e kanë marrë këtë pagesë. Fillimisht i janë drejtuar prefekturës së qarkut Shkodër e më pas edhe bashkisë duke qenë se dy institucionet nuk rakordojnë me njëra-tjetrën për këtë problem.

PENSIONI SOCIAL, 70 PËRFITUES NGA MALËSIA E MADHE

Ne rreshtin  e gjate me shume se 5 mije personave nga e gjithë Shqipëria,te cilët kane aplikuar dhe kane përfituar pension social, janë edhe rreth 70 persona nga M,Madhe.

ABUZIMI NGA FARMACITË, 2 MLN LEKË DËMI EKONOMIK

Dëmi ekonomik që kanë shkaktuar farmacitë në qarkun e Shkodrës brenda këtij viti shkon në shifrat 2 milion lekë të reja, çka tregon se abuzimet vazhdojnë të jenë prezente. Drejtori i fondit të sigurimeve shëndetësore në Shkodër Arvid Osja bën të ditura shifrat.

NËNA E 4 JETIMËVE: OSHEE ME LA NË ERRËSIRË, KËRKOJ NDIHMË

Nuk jane te pakta familjet ne Shkoder dhe perreth qe kerkojne nje zgjidhje emergjente per rilidhjen e energjise elektrike pasi ekonomia e dobet ose kushtet e tyre sociale nuk ia lejojne te paguajne shumat e majme te borxheve qe kane akumuluar nder vite.

TULA: 101 PUNONJËS NË SHKODER PJESË E TESTIMIT

Punonjësit socialë që punojnë në qëndrat rezidenciale janë ne procesin e testimit për nivelin e aftësisë pas urdherit qe nxori ministry I mireqenies blendi Klosi.Sa I takon qytetit te Shkodres aty ku ze vend edhe zanafilla e gjithe ketij testimi drejtorja e sherbimit social Valbona Tula e vleresoj me nota pozitive kete provim I cili do te perfshije personelin e 5 institucioneve ne Shkoder.

FSHATI KALDRUN PA RRUGË, KËRKOHET NDËRHYRJE

Fshati  Kaldrun  I njësise administrative qender ne Bashkine M.Madhe ,është I pari fshate qe kufizohet me qytetin e Koplikut, por edhe pse është  I pari, duket se ka mbetur I fundit per nga  kujdesi ne investime ne rrugen kryesore te tij.

FERMERI LUSH NDOCI NË PROTESTË PËR PROBLEMET E TIJ

Fermeri nga Bërdica Lush Ndoci i vetëm vazhdon që të protestojë ndaj pushtetit vendor por edhe atij qëndror. I gjendur mes shumë problemeve fermeri Ndoci thotë se asnjëherë nuk ka abuzuar dhe se 8 fëmijët e tij i ka rritur me sakrificë.Ndoci tregon edhe kërkesat që ka.

AKSESI NË DREJTËSI I TË VERBËRVE

Këshilli Kombëtar i Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e Bashkimit Evropian organizuan Konferencën Kombëtare “Aksesi në drejtësi – një fokus i ri për nenet 12 dhe 13 të Konventës së OKB-së për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara”.

MËSUESIT, QEVERIA PARASHIKON RRITJEN E PAGAVE

Qeveria dhe Ministria e Arsimit kanë parashikuar që rrogat e mësuesve do të rriten me 20 deri në 40 mijë lekë të vjetra. Rritja nuk do të fillojë në vitin 2016 por duke filluar nga 1 janari i vitit pasardhës. Kështu parashikohet që paga mesatare e një mësuesi në arsimin e mesëm të ulët në 1 janar të 2017-s, të jetë 55 mijë lekë.

BOTA