PRIMERA DIVISION, BARCELONA NUK I NDAHET REALIT

MADRILENËT TË PARËT ME 45 PIKË , ATLETICO NË TË TRETIN. Real Madrit ka vijuar të mabjë kryesimin e kampionatit Spanjoll të futbollit pas javës së 19-të por me një ndeshje më pak se kundërshtarët.

VLLAZNIA STARTON JAVËN ANTI-KUKËSI

KUQEBLUTË NË MAL TË ZI, NDESHJA ZHVILLOHET TË SHTUNEN. Vllaznia ka hyrënë javën anti-Kukësi ku do të realizojë përgatitjet e fundit dhe të mbyllë fazën përgatitore për startin e kampionatit kombëtar të futbollit për vitin 2015.

SERIA A, ROMA NUK DI TË FITOJË

INTERI BARAZON, SHAQIRI MERR VLERËSIMET E PARA.Ekpi i Romës nuk di të fitojë, edhe pse kur përballë ka një kundërshtar shumë më të lehtë. Mëgjithatë në fushën e lojës, Roma po bën gabime të njëpasnjëshme duke i dhënë kështu mundësinë, Juventusit që të thellojë akoma më shumë avantazhin në kryesim të kampionatit.

AL HAJER, PREZNATOHET ZYRTARISHT ARSID KRUJA

LOJTARI NË FACEBBOK, FALENDERON TIFOZËT E VLLAZNISË.Është prezantuar zyrtarisht si blerja më e re e klubit Arab, El Hajer, lojtari i Vllaznisë, Arsid Kruja. Vetë lojtari shkodranë, ka postuar foton, me përfaqësues të klubit dhe menaxherët e tij, pasi kanë nënshkruar kontratën.

VLLAZNIA, DY LOJTARË TË HUAJ NË PROVË

VJEN  URUGUAJANI GUARDADO E PORTIERI ITALIAN BERTO.Më në fund tek Vllaznia kanë ardhur dy lojtarë të huaj në provë së bashku me sulmuesin Sebastian Soza, të pritur prej shumë ditësh. Së bashku me sulmuesin nga uruguaji ka ardhur një tjetër futbollist që luan si mesfushorë po nga uruguaji.

JUVE-ROMA, DUELI PËR FALCAO-N

KOLUMBIANI ËSHTË JASHTË PLANEVE TË VAN GAAL.Radamel Falcao, lojtari i cili kaloi te Manchester Unitet gjatë merkatos së verës si një përforcim tepër i rëndësishëm, tashmë duket se nuk konsiderohet më si i tillë, duke mos treguar thuajse asnjëherë vlerat e tij.

VLLAZNIA TELENOVELË ME LOJTARËT URUGUAJANË

EKIPI DO QËNDROJË NË FAZË PËRGATITORE DERI ME 23 JANAR. Tek Vllaznia është duke u kthyer në një telenovelë të vërtetë çështja e ardhjes së tre futbollistëve nga Uruguaji së bashku me sulmuesin Sebastian Soza. Drejtuesit e skuadrës disa herë në komunikimet e tyre për shtyp kanë thënë se pritet të vijnë nga dita në ditë. Madje informacioni i fundit vërteton sipas drejtuesve të skuadrës se do të vijnë ditën e shtunë në Shkodër.

KUPA E ITALISË, JUVENTUSI KALON NË ÇEREKFINALE

FITOJNË ME TË RINJTË 6-1 NDAJ VERONËS. Juventusi fitoi me rezultat tenistik 6-1 ndaj Veronës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë. 

KUPA E MBRETIT, TORRES ELIMINON REALIN

BARCELONA KALON NË ÇEREKFINALE DHE GJEN ATLETICO-N. Fernando Torres rikthehet në Spanjë, tek ekipi që e bëri atë të famshëm, Atletico Madrid, por rikthehet gjithashtu edhe te goli pas një periudhe shterpësie tepër të gjatë, madje e bën këtë ndaj rivalëve të Real Madridit, duke u shënuar plot dy herë. 

BASKETBOLL, VLLAZNIA KËRKON FITIMIN E SUPERKUPËS

KUQEBLUTË DO TË LUAJNË NDAJ KAMZA BASKET NË TIRANË. Muaji janar do të përcaktojë dhe fituesin e Superkupës së Shqipërisë në Basketboll për meshkuj.

BOTA