28 C
Shkoder, AL

GJYKATA LË SËRISH NË BURG DEPUTETIN MARK FRROKUN

Ka përfunduar seanca në Gjykatën e Lartë për deputetin Mark Frrokun, ku do të rishikohej masa e sigurisë për akuzat belge, nga arrest me burg në arrest shtëpie.  Nën masa të rrepta sigurie Frroku është paraqitur në ambjentet e Gjykatës rreth orës 10:00 ashtu siç edhe ishte parashikuar. Frroku ka paraqitur një kërkesë më 21 Gusht, ku kërkon zëvendësimin e masës arrest me burg me një masë më të lehtë, atë me arrest shtëpie dhe një garanci prej 10 mijë Eurosh.

AP, PUBLIKON PROTESTEN NË SHQIPËRI NË VITIN 1997

Associated Press vazhdon të publikojë video të ndryshme që kanë të bëjnë me periudha të ndryshme kohore në Kosovë dhe në Shqipëri. Të fundit që e transmetojnë mediat, është një video që paraqet Shqipërinë në prill të vitit 1997. Në prill të vitit 1997, teksa Shqipëria gjendej e zhytur në kaos për shkak të shembjes së firmave priamidale, Leka Zogu mbërriti në Tiranë.Ai morri pjesë në fushatën elektorale për zgjedhjen e formës së regjimit nëse Shqipëria duhet të ishte Monarki apo Republikë.

REFUGJATËT NË GJERMANI, 4 VJEÇARI JEP PËRGJIGJEN PËRFEKTE

Çështja e emigrantëve në Gjermani është duke marrë një vemendje të madhe në shtetin Gjerman. Edicione informative e shumë programe televizive i kushtojnë hapësira të kondsiderueshme këtij fenomeni. Sigurisht të prekur nga çdo veprim i gjermanëve jemi dhe ne Shqiptarë të cilët kemi një numër në rritje nga dita në ditë të azilkërkuesve.

BIEN INVESTIMET, QEVERIA UL INVESTIMET ME 20% PËR 7-MUJORIN

Ekonomia shqiptare rrezikon të bjerë në stanjacion si pasojë e uljes së investimeve se vazhdueshme te investimeve.Të dhënat tregojnë se për 7 mujorin e parë të këtij viti janë realizuar 20% me pak se plani, nderkohe qeveria pertej moerealizimit, parashikon edhe ulje ne zerin e investimeve gjate tre viteve ne vazhdim. Rritja ekonomike gjatë viti 2015 vihet në pikpyetje nga realizimi i investimeve.

MOTRAT KAJTAZI, 18 VJEÇARJA NË BURG PA AFAT

Burg pa afat ka vendosur gjykata për 18 vjeçaren Orialda Kajtazi më të madhen e familjes Kajtazit të akuzuar për shkatërrimin dhe vjedhjen e banesës së saj Ndërkohë, Klevisa Kajtazi për 14 vjeçaren prokuroria vendosi masën ‘detyrim paraqitje’. Prokuroria e qytetit bregdetar ka theksuar në dhënien e akuzës se Orialda është një person me rrezikshmëri të lartë.

MOTRAT KAJTAZI RRËFEN NË 88 MINUTA VIDEO NË YOUTUBE

Motrat Kjatazi kanë shokuar sërish opinionin public teksa kanë publikuar në youtubë plot 4 viedo dhe 88 minuta rregjistrim duke hedhur akuza të rëndan ndaj prindërve të tyre. Dy motrat Oriada dhe K. Kajtazi kanë publikuar në datën 11 gusht 4 video në Youtubë, 2 prej të cilave janë vetëm audio. Në këtë datë motrat Kajtazi  ishin ende në arrati. ë këto 4 video, motrat me një gjuhë urrejtje kanë nxjerrë të gjitha të “palarat” e familjes së tyre, të prindërve dhe të motrës së tyre më të madhe.

SHQIPËRIA E 9-TA NË BOTË PËR ÇMIMIN E SHTRENJTË TË NAFTËS

Shqipëria radhitet e 9-a në botë për çmimin më të shtrenjtë të naftës me 1. 31 euro lekë për litër., mes 56 vendeve të botës të radhitur në në raportin e “Fuel Prices Europe” që publikohet çdo ditë. Nëse një krahasim të çmimit me të cilin shitet nafta në karburantet shqiptare me atë të vendeve të tjera të zhvilluara në botë, vërehet se diferenca është shumë e vogël.

U ARRATISËM PËR TË BËRË QEJF, MOTRAT GJENDEN PAS NJË MUAJI

Ka marrë fund aventura e dy motrave Kajtazi, të cilat ishin larguar nga banesa e tyre në Durrës prej 16 korrikut pa lënë asnjë gjurmë. Policia i gjeti motrat pas rreth një muaji në një banesë në qytetin e Vlorës të cilen e kishin marre me qera 130 mijë lekë të vjetra. Sipas Policisë vajzat durrsake Orialda 18-vjeçare dhe motra minorene nuk janë shfytëzuar nga askush dhe e kanë thurur planin e arratisë të vetme për tu hakmarrë ndaj prindërve, duke i hedhur qetesues ne ushqim, duke djegur shtepine e duke vjedhur parate. Nga dëshmitë e dhëna në polici, vajzat e kanë “argumentuar” arratinë e tyre me faktin se nuk ndiheshin të lira në shtëpi.

KËRKESA PËR AZIL,100 SHTETAS SHQIPTARË KTHEHEN NË RINAS

Rreth 100 shtetas shqiptarë janë kthyer në aeroportin e Rinasit, pasi ju refuzua kërkesa për azil. Mësohet se shqiptarët janë kthyer diten e enjte vullnetarisht. Ndërkohë që edhe diten e mërkurë janë kthyer 70 azilkërkues të tjerë. Ata deklaruan në Rinas se policia gjermane nuk i kishte lajmëruar se do të ktheheshin. Numri i shqiptarëve që kanë kërkuar azil në Gjermani është rritur së fundmi, ndërsa ambasada e këtij vendi në Tiranë ka reaguar ditën e sotme, duke theksuar se nuk do të ketë pagesa për azilantët e kthyer.

LEJET E NDËRTIMIT, QEVERIA LEJON 14 NGA 61 BASHKI

Pas pezullimit të lejeve të ndërtimeve në të gjithë vendin nga Këshilli Kombëtar i Territorit pak kohë më parë, tashmë qeveria përmes një vendimi lejon ndërtimet në 14 nga 61 bashki. Këto njësi vendore mund të japin leje vetëm për objekte deri në 5 kate. Ky vendim është pasqyruar në fletoren zyrtare.

Na ndiqni

76,967FansaPëlqeje
2,720NdjekësitNdjek
179NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

BOTA