HAHN: SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR. INTEGRIMI DUHET TË JETË OBJEKTIV KOMBËTAR

Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn deklaroi në konferencën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama se Shqipëria është në rrugën e duhur.

HAHN: LIRIA E MEDIAS, KUSHT I PANEGOCIUESHËM PËR BE

I pranishëm në konferencën e Bashkimit Europian për lirinë e Medias në Ballkan, Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn tha se duhet të ecet përpara me lirinë e medias.

KONFERENCA VJETORE E BANKËS SË SHQIPËRISË

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko deklaroi se “treguesit e punësimit kanë shënuar një kurbë rritëse”. Në konferencën vjetore të Bankës së Shqipërisë, Sejko theksoi: “Situata e përgjithshme po bëhet gjithnjë e më shumë mbështetëse. Konsumi dhe investimet e huaja kanë sjellë rritje të produktivitetit dhe konkurrueshmërisë”. Gjithashtu, guvernatori tha se “kanë rënë dukshëm kreditë e këqija, rreth 10%”.

KOSOVË-SHQIPËRI PROJEKTE PËR MJEDISIN

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka pritur në një takim takim Ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës, Albena Reshitaj. Krerët e dy ministrive biseduan rreth problematikave dhe projekteve të përbashkëta në fushën e mjedisit duke konfirmuar nënshkrimin e projekteve të përbashkëta në mbledhjen e ardhshme midis dy qeverive.

PULA TË NGORDHURA KONTAMINOJNË ZONËN

Pula të ngordhura kontaminojnë zonën e Papërit

21 MLD LEKË PËR POLICINË, XHAFAJ PREZANTON BUXHETIN

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha para Komisionit të Sigurisë në Parlament se buxheti për institucionin që ai drejton rritet me 8.1 përqind për vitin e ardhshëm.

DONALD LU: NË FILLIM TË 2018 DO TË ARRESTOHEN PESHQIT E MËDHENJ

Prezantohet operacioni "Forca e Ligjit".

VENDE TË LIRA PUNE, RAMA: APLIKONI DERI NË 15 NËNTOR

Kryeministri Edi Rama ka bërë një njoftim për vende të lira pune në 15 drejtori. Në një njoftim në facebook, Rama i bëri thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar që të aplikojnë deri në 15 nënëtor.

NGA MJEKËT TE MËSUESIT, ZBARDHET RRITJA E RE E PAGAVE

Me buxhetin e ri, qeveria ka parashikuar rritje të pagave për mësuesit, mjekët dhe infermierët. Lajmin e mirë e dha ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë.

RRITJA E BUXHETIT TË MBROJTJES, LU: PËRPARËSI E QEVERISË DHE OPOZITËS, JU LUMTË!

Ushtria amerikane i ka dorëzuar asaj shqiptarë 12 mjete të blindurara. Në ceremoninë e dorëzimit ishte i pranishëm edhe ambasadori amerikan Donald Lu, cili vlerësoi Forcat e Armatosura të Shqipërisë.

BOTA