25 C
Shkoder, AL

VJEDHJA E BANKËS, PROKURORIA KËRKON 55 VITE BURG

VENDIMI PËRFUNDIMTAR PRITET TË JEPET NË DATËN 26 DHEJTOR.Prokuroria ka kërkuar 55 vite burg në total për 10 ish-punonjës të Bankës së Shqipërisë të cilët kanë pranuar akuzën e Prokurorisë për shpërdorim detyre, duke kërkuar në seancën e 27 nëntorit edhe gjykim të shkurtuar. Në seancën e kaluar Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë prej 10 nga 15 ish-punonjësit e BSh të cilët akuzohen për shpërdorim detyre,

RRITJA E PUNËSIMIT, RAMA: SUKSES I MODELIT

KRYEMINISTRI VLERËSON MODELIN EKONOMIK, LUFTË SKLLAVËRISË.Një ditë pas publikimit të INSTAT të anketës, ku tregohej se është rritur punësimi në Shqipëri, kreu i qeverisë Shqiptare pasi e vlerësoi këtë anketë deklaroi se kjo ka ardhur si pasojë e modelit të ri ekonomik që po ndjek qeveria, dhe luftës kundër skllavërisë.

BOJKOTI, ÇFARË RREZIKON OPOZITA

PD KËRKON DEKRIMINALIZIMI I PARLAMENTIT DHE NJË MEKANIZËM TË RI. Tashmë prej 5 muajsh opozita ka braktisur Kuvendin, dhe për të thyer bojkotin e saj parlamentar, demokratët kanë rreshtuar një sërë kushtesh, dy prej të cilave janë plotësuar nga mazhoranca. Në seancën plenare të 23 tetorit, me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS Gramoz Ruçi, mazhoranca votoi për miratimin e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, atë për serverat e tatimeve dhe për administratën publike.

MAZHORANCA DHE OPOZITA, JASHTË VËNDIT

RAMA NË BRUKSEL, BASHA NË GJERMANI PËR BOJKOTIN.Bojkoti parlamentar i opozitës, dhe rikthimi i marrëdhënieve të komunikimit mes dy kampeve politik, besohet të jetë fokusi i bisedimeve të Kryeministri Edi Rama gjatë takimit në Bruksel me kryetarin e grupit të Partive Popullore në Parlamentin Evropian, Manfred Veber.

8 DHEJTORI, RAMA: SIMBOL I FUQISË SË RINISË

24 VJETORI I LËVIZJES STUDENTORE 90’ – TË, AKTIVITETE PËR TË RINJTË.Kryeministri Edi Rama zgjodhi 8 Dhjetorin, 24-vjetorin e lëvizjes Studentore të ’90-ës, për t’i bërë apel të rinjve që të bëhen pjesë e politikës e për të sjellë kështu ndryshimin që ata shpresojnë për vendin e tyre.

8 DHEJTORI, BASHA: NUK KTHEHEMI NË DIKTATURË

KRYETARI I OPOZITËS, AKUZA TË ASHPRA NDAJ DYSHES RAMA - META.Ne kete menyre  Demokratët festojnë 8 dhjetorin, Ditën e Rinisë, dhe 24 vjetorin e vendosjes së pluralizmit në Shqipëri. 24 vite më parë një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, banorë të “Qytetit Studenti”,

OPOZITA NË KUVEND, VETËM NGA NDËRKOMBËTARËT

MEDIU: NË PRITJE TË REAGIMIT TË BRUKSELIT, NE KEMI KUSHTET TONA.Opozita kërkon një marrëveshje me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, për të thyer bojkotin e parlamentit. Qëndrimi ka ardhur nga kryetari i Republikanëve Fatmir Mediu, pas takimit me kryetarin e PD Basha dhe aleatët e tjerë opozitarë.

KOD I RI SJELLJEJE PËR DEPUTETËT

NUK DO TË KËTË MË TELEFON, POR EDHE VESHJA DO TË JETË ZYRTARE.Kodi i ri i miratuar nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta do t’i ndalojë deputetët gjatë seancave plenare të përdorin aparatët e tyre celularë. Ligjvënësit me kodin e ri do të kufizohen edhe në veshje, duke e pasur si detyrim veshjen zyrtare në ambientet e brendshme të Kuvendit.

ERE, DEBAT PËR ÇMIMIN E ENERGJISË

SINDIKATAT KUNDËR, KËRKOJNË RISHIKIM EDHE NJËHERË TË SITUATËS.Enti Rregullatori i Energjisë pritet të bëjë publike tarifën e re të cmimit të energjisë elektrike.

SHQIPËRIA DEMONTON 17 TON MUNICIONE

KODHELI: ME KËTË PROJEKT PËR SHQIPËRINË MUNDËSI TË REJA. Shqipëria përfundon me sukses të plotë agjësimin e 17 ton municioneve të ardhura nga Mali i Zi. Lajmi bëhet i ditur nga vetë Ministria e Mbrojtjes e cila thekson se demontimin i municioneve është kryer në Uzinën e Lëndëve Plasëse në Mjekës të Elbasanit.Sipas Ministrisë, finalizimi i këtij projekti është i një rëndësie të veçantë, pasi e kthen Shqipërinë në një qëndër të specializuar demontimi, duke rritur njëkohësisht mundësinë për hapjen e vendeve të reja pune.

Na ndiqni

79,546FansaPëlqeje
2,720NdjekësitNdjek
179NdjekësitNdjek
0AbonentëAbonohu

BOTA