MINISTRI CANI BËN ANALIZËN E AKSIONIT NDAJ INFORMALITETIT

GJATË KONFERENCËS ME GAZETARËT LIDHUR ME OPERACIONIN ANTI-INFORMALITET MINISTRI I FINANCAVE CANI BËRI EDHE NJËHERË NJË APEL PËR TË GJITHË BIZNESET TË RREGJISTROJNË MALLRAT DERI MË 31 DHJETOR 2015 NË MËNYRË QË TI HIQET PENALITETI.

MESILA DODA, LARGOHET NGA PARTIA DEMOKRATIKE

Pas 25 vitesh krah te djathtes deputetja Mesila Doda largohet nga Partia Demokratike.

AZILKËRKUESIT, GJERMANIA SHPALL SHQIPËRINË VEND TË SIGURT

Kancelarja Angela Merkel, dhe guvernatorët e 16 landeve të Gjermanisë, kanë rënë dakord ta shpallin Shqipërinë, Kosovën dhe Malin e zi si vende të sigurta të origjinës duke e çuar pothuajse zero shansin që ata që mbërrijnë në Gjermani nga këto vende të fitojnë statusin e azilantit.

“ZONA E KONFLIKTIT”, RAMA VË NË SHËNJESTËR DREJTËSINË

Kryeministri, Edi Rama, ka vënë edhe njëherë në shënjestër korrupsionin në gjyqësor, duke deklaruar se problemi tek drejtësia nuk qëndron tek ekzistenca e disa gjyqtarëve të korruptuar, por sipas tij i gjithë sistemi operon si një korporatë fitimprurëse.

SHËRBIMET PUBLIKE, MARRËVESHJA KAP SHIFRËN E 32 MILION DOLLARËVE

QEVERIA SHQIPTARE NËNSHKROI ME BANKËN BOTËRORE NJË MARRËVESHJE PREJ 32 MILIONË DOLLARËSH PËR REFORMËN NË SHËRBIMET PUBLIKE.

RAMA: NUK DO KETË AMNISTI, TË DEKLAROHET MALLI

KRYEMINISTRI RAMA I PRANISHËM NË FORUMIN E BIZNESIT SHQIPËRI-ITALI I KA BËRË THIRRJE TË GJITHË SIPËRMARRËSVE TË DEKLAROJNË MALLRAT ILEGALE TË PARREGJISTRUARA SI PASOJË E EVAZIONIT EGZISTUES NË VITE.

QEVERIA NUK MBLEDH TË ARDHURAT E PLANIFIKUARA

Edhe pse rishikoi buxhetin në muajin korrik, qeveria përsëri nuk arriti të mbledhë të ardhurat e planifikuara nga tatimet e doganat. Sipas treguesve buxhetorë, të sapo publikuar nga Ministria e Financave, të ardhurat e munguara për muajin gusht në total arrijnë 25 milionë dollarë. Totali i të ardhurave, edhe pas aktit normativ të qeverisë rezulton 1.1% më i ulët nga buxheti i rishikuar.

RAPORTI I OSBE, FLET RAUNIG : THELBI TEK DREJTËSIA

Raporti mbi zhvillimet e 12 muajve të fundit në Shqipëri i mbajtur përpara Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, nga ambasadori i kësaj organizate në Tiranë Florian Raunig, vë theksin tek drejtësia. Duke përshëndetur operacionet e qeverisë për energjinë elektrike dhe antikanabis, OSBE vëren se, edhe pse ka pasur ndjekje penale për zyrtarë të niveli të mesëm, ndëshkimi i zyrtarëve të lartë mungon.

EUROSTAT, SHQIPTARËT TË TRETËT PËR KËRKESAT PËR AZIL

Institucioni i statistikave në Bashkimin Evropian ka publikuar të dhënat për azilkërkuesit në vendet e BE-së për 3-mujorin e dytë të vitit 2015. Nga të dhënat e EUROSTAT rezulton se, gjatë kësaj periudhe 17 700 shqiptarë kanë kërkuar azil në BE. Shqiptarët përbëjnë 8% të kërkesave për azil dhe janë të tretët pas qytetarëve nga Siria dhe Afganistani.

RAMA: LUFTË NDAJ EVAZORËVE TË MËDHENJ TË BIZNESIT

Operacionet më të bujshme që qeveria ka ndërmarrë nga koha e ardhjes në pushtet, ajo kundër vjedhjeve në sektorin e energjisë elektrike dhe së fundi kundër informalitetit në biznese, do të shkojnë deri në palcë. Me këtë deklaratë kryeministri Rama paralajmëroi fazën e re të aksionit kundër informalitetit, atë të ndëshkimit të evazorëve të mëdhenj.

BOTA