TEMPERATURAT E LARTA, TË GJITHË DREJT VELIPOJËS

Bregdeti I Velipojës duket se është alternativa më e mirë për të gjithë ata që duan ti largohen përditshmërisë së tyre por edhe lëvizjes së madhe të qytetit. Velipoja duket se është e mbipopulluar nga pushuesit si nga Shkodra , por duket se edhe shumë pushues kanë ardhur edhe nga Kosova .

RASTI I FAMILJES DIBRA, REAGON AVOKATI MARK MARKU

AVOKATI MARKU: SEKUESTRIMI I PRONËS I PADREJTËhttp://www.youtube.com/watch?v=AaUhxm92rMk

NË QIELL TË HAPUR FAMILJA DIBRA, I SEKUESTROHET BANESA

Familja Dibra rrezikon të qëndrojë në qiell të hapur. Mospagimi i kredisë në një prej bankave të qytetit për vetëm 4 muaj ka bërë që banka ta shesë shtëpinë pa e njoftuar familjen. Një këst banka e ka mbajtur në shtatorin e vitit të kaluar ndërkohë që banesa është shitur që në muajin korrik të 2014-ës.

APLIKIMI PËR PASAPORTË, RIKTHEHET NORMALITETI

Tashme duket se rikthehet normaliteti, dhe me sa duket dikush ka dëgjuar apelin e dy ditëve me radhe te qytetareve te cilët ishin ne radhe për të aplikuar për një pasaporte, kane vuajtur temperaturat e larta ne Shkodër. Sot ne këtë te mërkure, situate duket me e qete, te paktën rreth orës 12:00, ku zyrat e aplikimit për pasaporta biometrike janë me te qeta.

FLAMUJT ELEKTORAL, PREZENT EDHE PAS 1 MUAJI

Shkodra një qytet me tradita të lashta e njohur për historin e rozafës, për xhamin e plumbit për mikpritjen, ka fatin të kët në gjirin e saj mal e det por mbi të gjitha ajo njihet edhe për bukurin e saj . Ajo rendite e para në një artikull sygjerues për turistët e huaj që duan të vizitojnë Shqipërinë . Por sot qyteti ynë ndihet sikur i është zënë fryma nga mbetjet e zgjedhjeve të 21 Qershorit. Flamujt duken se janë vendosur për të mos u hequr më derisa koha ti heq vet ata .

APLIKIMI PËR PASAPORTA, SËRISH RADHË

Rradhët e gjata në sportelin e vetëm për aplikimin e pasaportave vazhdon të jetë një kaos , kamera e Star Plus shkoi sërsisht ditën e sotme për të parë nëse kishte lehtësime apo jo ,situata vazhdon të mbetet e njëjtë . Të gjithë qytetarët shprehen të indinjuar nga vonesat e paarsye të personelit të këtij shërbimi ,ata shprehen se një sportel është pak për kërkesat e mëdha që janë në aplikimin për pasaportë .

NGA KJO E HËNË, MATURANTËT PLOTËSOJNË FORMULARIN A2

Duke nisur nga dita e sotme  të gjithë maturantët e Maturës Shtetërore 2015, mund të plotësojnë formularin A2 për përzgjedhjen e programeve të studimit preferenciale midis atyre të ofruara nga Institucionet Publike të Arsimit të Lartë, për vitin akademik 2015 – 2016. Së pari duhet të shkarkojnë nga faqja e Agjencisë Kombëtare të Provimeve (AKP) www.akp.gov.al, faturën për arkëtim për plotësimin e formularit A2.

SEZONI I VERËS, RADHË PRANË GJËNDJES CIVILE

Rradha e gjatë tek gjëndja civile duket si nje sfidë luftarake për qytetarët e Shkodrës , pjesa më e madhe e tyre ankohen se kanë ditë me rradhë qe presin për të aplikuar për pasaportë ,por shërbimi lë shumë për të dëshiruar pasi aty nuk respektohet rradha .

INFERMIERËT NË PROVIM, NIS NGA TIRANA

Pas humbjes së betejës me Ministrinë e Shëndetësisë në Gjykatën Administrative, infermierët në të gjithë vendin do të nisin të testohen nga data 24 korrik deri më 2 gusht. Edhe pse ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj u shpreh se do të rishihte edhe njëherë vendimin për testimin e infermierëve, duket se një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe tashmë të gjithë infermierët do të kalojnë në testim.

PIRANI: SHPRESË TEK VOLTANA ADEMI

Zyra e Invalideve te Punes shpreson tek kryetarja e re e Bashkise dhe administrata e dale nga zgjedhjet e 21 qershorit se do te kete nje vemendje me te madhe ndaj kesaj kategorie. Drejtuesi i kesaj zyre Myhedin Pirani shprehet i zhgenjyer nga kryetari ne ikje pasi per 8 vite eshte bere shume pak per invalidet sic eshte rasti me urbanet e qytetit i bere publik edhe ne media.

BOTA