“CATI FOUNDATION”, KËSTI I DYTË I NDIHMAVE 54 FAMILJE ME PROBLEME SOCIALE PËRFITOJNË NDIHMA NË USHQIME Fondacioni “Cati Foundation”, ose “Aleanca Civile Drejt Integritetit” ka filluar shpërndarjen e këstit të dytë të pakove me ndihma ushqimore,

për familjet më në nevoje të veriut të Shqipërisë. Pakot, gjithsej 54 kuti të medha, përmbajnë ushqime konsumi të përditshëm, dhe u jepet familjeve që kanë probleme të rënda financiare dhe sociale. Në listë janë gjithsej 140 familje që do të marrin këtë ndihmë ushqimore mujore. Në këtë numër 40, janë familjet që banojnë në Bashkinë e Shkodrës, dhe plus 100 familje të tjera janëmbledhur nga 10 komunat e veriut të vendit. Konkretisht komunat janë; Shalë, Shosh, Pult, Postribë, Rrethina, Guri i Zi, Ana e Malit, Bërdicë, Dajç, Velipojë. Ky fondacion, nëpërmjet kësaj ndihme ekonomike, synon të zbusë varfërinë ekstreme në veri dhe plus të krijojë hapësira të reja sociale për njerëzit, nëpërmjet edukimit me vlerat qytetare europiane, duke u dhënë më tepër integritet në të përditëshme. Këto familje që marrin ndihmat ushqimore çdo muaj, jetojnë në kushte të vështira për shkak të problemeve të ndryshme që kanë. Aty ku shteti nuk mund të arrijë, shpesh herë këto nisma siç është ajo e filantropes dhe politikanes Keti Bazhdari, bëjnë të mundur të arrijnë aty ndjehet më tepër se kudo nevoja për një vëmendje më të madhe ekonomike por mbi të gjitha njerëzore. Cati Foundation është themeluar në Dhjetor të vitit 2014, dhe pak para ndërrimit të viteve ka bërë shpërndarjen e 40 pakove të para me ndihma ekonomike. Sot, stafi ka bërë shpërndarjen e këstit të dytë me ndihma, dhe në ditët e tjera është menduar shpërndarja e kestit të tretë. Përcaktimi i familjeve më në nevoje është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimit Social në

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/i9EsiJFyVFo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]