Fondacioni Cati Youth, nen kujdesin e vecantë të Keti Bazhdarit, nuk harron te dhuroje per fundvit.

Solidaritet, mbeshtetje, angazhim per ato persona te cilet kane nevoje per mbeshtetje. Grupi i Cati Youth eshte ndalur ne Qendren e Zhvillimit ne Shkoder, ku ka shperndare dhurata per te gjithe ato persona te cilet meritojne mbeshtetje. Por ne kete tur dhuratash dhe ndihmash nuk mund te mungonte as shtepia e femijes 0-6 vjec. Drejtoresha e ketij institucioni ka falenderuar te rinjte e Cati Youth per kete inisiative dhe mbeshtetjen qe ato japin gjithmone per keto femije. Cati Youth, eshte gjithmone prezent ne Shkoder, ne inisiativa humane dhe solidariteti, duke percuar nje mesazh domethenes per te gjithe ne prag te nderrimit te viteve.