Çel siparin Kampionati Botëror i Futbollit “Rusi 2018”. Momente spektakli përpara mijëra spektatorëve në stadiumin “Luzhniki”, që ka mirëpritur edhe ndeshjen hapëse të turneut, atë mes Rusisë organizatore dhe Arabisë Saudite.

Në skenën e improvizuar në stadiumin e Moskës ka performuar Robbie Willimas dhe Aida Garifullina si dhe shumë artistë të tjerë, ndërsa i ftuar ka qenë edhe ish-futbollisti i famshëm brazilian, Ronaldo.

Pas ceremonisë spektakolare, stafeta i takoi futbollit në fushën e blertë ku organizatorët rusë u përballën me Arabinë Saudite. Dominues që në minutat e para, rusët kaluan në avantazh në minutën e 12 të takimit me anë të Yuri Gazinskiy. Rusët, përpara tifozëve të tyre, dominojnë në të gjithë hapësirën e fushës së blertë dhe dyfishojnë shifrat në minutën e 43 me anë të Denis Cheryshev.

Me shifrat 2:0 mbyllet edhe pjesa e parë. Fraksioni i dytë i lojës nis sërish me rusët në aksion, të cilët arrijnë të gjejnë edhe golin e tretë në minutën e 71 me anë të Artem Dzyuba. Ndërsa kur pritej vërshëllima e fundit e arbitrit, është sërish Denis Cheryshev ai i cili katërfishon shifrat.

Ne minuten e 92-te te takimit Yuri Gazinskiy shenoi golin e peste nga nje goditje denimi qe perfundoi direkt ne rrjete.