NË SPANJË FITOJNË REAL E BARÇA

Çelsi vazhdon i qetë dhe me bindje rrugën e kryesimit në kampionatin anglez të futbollit, pasi ka zhytur në krizë edhe një tjetër rival për titull, Liverpulin, teksa e mundi në shtëpi 1-2.

 

Liverpuli e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh me Emre Can pas 9 minutave lojë. Por nuk ka arritur që ta mbajë për shumë minuta, pasi Gary Cahill barazon në të 14’ duke rihapur edhe një herë lojën.

Edhe pse nga të dy ekipet kishte shumë tentativa pjesa e parë u mbyll në barazim, ndërsa në të dytën braziliani i natyralizuar si spanjoll, Costa vendosi fatin e ndeshjen me golin e dytë për blutë e Londrës në të 67’ duke i ngjitur në kotën e 29 pikëve në 11 javë.

Ndërsa Manchester United fitoi falë golit të Matës ndaj Crystal Palase. Kampionët në fuqi të City-t u ndalën në një barazim 2-2 me QPR duke humbur terren në luftën për titull.

La Liga

Në Spanjë Reali i Madridit arriti që të siguronte një tjetër fitore me gola dhe spektakël përballë Valekanos në shifrat 5-1. Golat u shënuan nga Ronaldo, Bale, Ramos, Kros dhe Benzema.

 

Barcelona me shumë vështirësi mori fitoren e parë pas dy humbjeve në kampionat. Almeria e vendosi në vështirësi, pasi shënoi fillimisht, por Neymar dhe Jordi Alba përmbysën rezultatin, ndërsa Mesi ishte jashtë forme.

Bundesliga

Bayerni i Mynihut shpartalloi edhe Frankfurtin 4-0, me 3 gola të Myler dhe një të Shaqirit duke mos e vendosur në asnjë moment në dyshim rezultatin e ndeshjes, e aq më pak kryesimin këtë edicion.

Leverkuseni u ndal nga Mainz, ndërsa Schalke humbi me Freiburgun. Bremeni mundi Shtutgardin, teksa Paderborni i Mehës humbi me Augsburgun.

Seria A

Në Itali, Stephan El Shaaraëy dhe Menez nuk i kanë mjaftuar Milanit për të marrë tre pikët me Sampdorian, pasi janë ndaluar në barazim 2-2.

Për vendasit shënuan Stefano Okaka Chuka dhe Eder. Pas 11 javësh Milani ndodhet në vendin e 7 me 17 pikë, por rrezikohet që të parakalohet nga Udinese dhe Interi nëse do të fitojnë ndeshjet e radhës.

Në ndeshjen tjetër të së shtunës Sasuolo barazoi me Atalantën pa gola.

 

Artikulli paraprakINVESTIMET NË NDRIÇIMIN PUBLIK
Artikulli tjetërRREZIKSHMËRI NË SHKOLLAT E SHKODRËS PËR ZJARR