PAS INSPEKTIMIT TË INUK PËR OBJEKTET TE STADIUMI BANORËT DEBATOJNË ME “VENDORËT” Pronarët e 20 objekteve të cilat INUK i inspektoi një ditë më parë në afërsi të stadiumit “Loro Boriçi” kanë shfrytëzuar praninë e drejtuesve vendor e qendror në ceremoninë e ngritjes së flamurit për të zhvilluar një protestë kundër prishjes së këtyre 20 objekteve.

Ceremonia është kthyer në një debat mes banorëve dhe kryebashkiakut Lorenc Luka e prefektit Paulin Radovani.Vetë banorët thonë se është e padrejtë prishja e objekteve të tyre.Kryetari i Bashkisë Lorenc Luka thotë se nuk ka dijeni në rrugë zyrtare për ardhjen e INUK në Shkodër.Një ditë më parë Inspektoriati Urbanistik i Ndërtimit inspektoi rreth 20 ndërtesa që banorëve u është thënë se do të prishen si shkak i punimeve për rikonstruksionin e stadiumit “Loro Boriçi”.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/sZzP1g_lOYg” frameborder=”0″ allowfullscreen ]