Brenda këtij viti hipoteka në Shkodër pritet që të përfundojë dhënien e çertefikatave të pronësisë për fermerët.

Edhe pse ka afro një muaj e gjysëm kohë, drejtori i zyrës së pasurive të paluajtshme në Shkodër Gjokë Jaku thotë se po punohet për këtë qëllim por për të shqetësuese janë detyrimet financiare që pushteti vendor nuk i shlyen pas aplikimeve që bëjnë fermerët.

Për shkak se topografimet nuk bëhen siç duhet në terren nga pushteti vendor në rastet kur fermerët aplikojnë në hipotekë për çertefikatat e pronësisë bën që shumë praktika të kthehen mbrapsht për shkak të pasaktësive.

Edhe më përpara aplikimet për çertefikata pronësie nga fermerët kanë qenë një problem jo vetëm në Shkodër por edhe qytete të tjera duke sjellë përplasje mes institucioneve.

 

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE