Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, zehdeneswsja e Komisionit Kocijançiç tha se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Komisioni Evropian vlerëson se Kosovës dhe Serbisë duhet t’iu jepet hapësirë që të merren vesh për përmbajtjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, tha zëdhënësja e Komisionit, Maja Kocijançiç.

Në një konferencë për gazetarët në Bruksel, Kocijançiç tha se BE-ja, si ndërmjetësuese e dialogut, nuk mund t’i komentojë elementet e mundshme të marrëveshjes,

porse do të vazhdojë të punojë në mënyrë intensive me të dyja palët për arritjen e një ujdie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme, e cila do të mbështetet nga bashkësia ndërkombëtare.

Kocijançiç theksoi se “zgjidhja e përhershme nënkupton zgjidhje të qëndrueshme dhe reale, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, raporton Rel.

E pyetur nga gazetarët nëse BE pranon ndryshimin e kufijve, shkëmbim të territoreve dhe territore të pastra etnike, Kocijançiç tha se nuk dëshiron të futet në spekulime dhe detaje “në këtë fazë të fundit të dialogut”.