Fëmijët e emigrantëve Shqiptar në Itali po integrohen gjithnjë e më tepër në fushën e dijes për faktin se gjuhën mëmë ato po e mësojnë edhe në shkollat Italiane.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur Shoqata e Miqësisë “Shqipëri –Itali” e cila falë përkushtimit të anëtarëve të saj, fëmijët e emigrantëve prej vitesh tashmë mësojnë gjuhën shqipe për të marrë njohuri nga letërsia, kultura nga gjeografia e historia, nga zakonet e traditat e vendit tonë.

Për drejtuesit e kësaj shoqate ky vendim është shumë i rëndësishëm për integrimin e fëmijëve dhe të rinjve të familjeve të komunitetit shqiptar në Itali.

Komuniteti shqiptar në Itali është mjaft i lidhur me vendin e origjinës. Shkollat e hapura shqipe do të forcojnë më shumë lidhjet me Shqipërinë,

njëherësh do të shërbejnë dhe për njohjen reciproke mes kulturave të dy vendeve si dhe do të promovojë integrimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar në këtë territor.

Italia është vendi me emigracion të madh, dhe me ligj ajo njeh 12 etni, ku ajo shqiptare zë vendin e dytë për nga numri i popullsisë pas pakicave tiroleze në Veri.