PËRFAQËSUES POLITIKË QË PRITET TË MARRIN VENDIME TEKNIKE.Vllaznia të paktën deri në janar do të drejtohet nga bordi i ri që është miratuar në mbledhjen e Këshillit Bashkiak pak ditë më parë. Tashmë të gjithë pyesin se çfarë të zgjidhë ky bord për të ardhmen e skuadrës shkodrane. Këtë herë ndryshe nga bordët e tjera, përfaqësuesit janë të gjithë këshilltarë.

Arsyea pse është vendosur që të mos ketë asnjë përfaqësues specialist të fushës, është për dy arsye. Së pari, asnjëherë bordi drejtues nuk ka qenë funksional dhe nuk janë marrë parasysh mendimet e tyre. Së dyti, këshilltarët për të monituar çdo veprim e për të ndërrmarrë veprime konkrete, vendosen të votonin 6 anëtarë për 5 që duhej të ishin në bord. I vetmi që ka qenë kundër, ka qenë Ergon Vaso, i cili ndonse është kandidatuar nuk ka fituar. Ndërkohë që partitë politike kanë vendosur përfaqësuesit e tyre. Partia Demokratike që ka shumicën, ka si përfaqësues, Xhemal Bushatin, Avenri Haxhinë e Xhevdet Amulin. Ky i fundit është i vetmi që ka qenë ish-donator i kuqebluve dhe që njeh teknikisht skuadrën. Ndërsa Partia Socialiste ka përzgjedhur Luan Hetën dhe Edip Shirokën. Pikërisht këto drejtues të ri,  tashmë te deklaruar politik, kanë në dorë vendimet për të ardhmen e skuadrës. Fillimisht me përzgjedhjen e tyre, është bërë e mundur që të kalojnë 90 milionë lekët e vjetra për rrogat e lojtarëve dhe detyrimet e tjera. Ndërkohë që ky bord, nuk pritet të bëjë asnjë gjë të re. Kjo për shkak se pjesa e drejtuesve që merren drejtpërdrejt më ekipin, pritet të jenë të pandryshuar. Pra në fund, mbetet për t’u thënë se Vllaznia do të jetë e komanduar sërish nga kryetari i Bashkisë  së Shkodrës që është njëkohësisht presidenti ndërsa bordi me shumicë votash, siç kanë bërë gjithmonë këshilltarët do të ngrejnë dorën. Gjithsesi, Vllaznia tashmë ka nevojë për zgjidhe urgjente, pasi situata mbetet shumë problematike.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/iIXFdot80-g?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]