“A të merr malli për mua”. Ky postim në rrjetet sociale e ka rikthyer Xhisiela Malokun, ish- të dashurën e djalit të deputetit të Fushë-Krujës, Rexhep Rrajës, në qendër të vëmendjes së medieve. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Xhisiela ka paralajmëruar se në ditët në vijim do të dëgjojmë deklarata të habitshme.

‘Kjo s’ka lidhje fare me atë që keni thënë. Do ketë deklarata të habitshme, por pak më vonë’, shkruan Xhisiela.

Xhisiela Maloku ishte kryefjalë e lajmeve në media për muaj më parë, pasi denoncoi të dashurin, Rexhep Rrajën për dhunë dhe presion ndaj saj, por me vonë mohoi gjithçka.