Nivelet e rritura të radioaktivitetit në Evropën Veriore ndoshta mund të jenë rezultat i një termocentrali të dëmtuar në Rusi, megjithëse autoritetet nga vendi kanë këmbëngulur për të kundërtën.

Autoritetet dhe rojet e sigurisë bërthamore, zbuluan sasi të vogla të izotopeve radioaktive këtë muaj në Finlandë, Skandinavinë jugore dhe Arktik.

Nivelet e rritura të radioaktivitetit thuhet se nuk janë të dëmshme për njerëzit ose mjedisin, kështu që nuk duhet të shqetësohemi nga një lloj fatkeqësie e ngjashme me Çernobilin.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik dhe Mjedisi në Hollandë spekuloi për burimin të premten, 26 qershor, duke thënë se këto llogaritje tregojnë se radionuklidet (izotopet radioaktive) vijnë nga drejtimi i Rusisë Perëndimore, raporton The Independent.

Rusia është një nga prodhuesit më të mëdhenj të energjisë bërthamore në botë, me 10 impiante aktualisht në veprim dhe disa të tjera në ndërtim e sipër.