SONTE DY SFIDA TË TJERA, REALI PRET ATLETIKON, JUVENTUS NDAJ MONAKOS. Bajerni i Mynihut dhe Barcelona janë dy skuadrat e para gjysëm-finaliste të Ligës së Kampionëve.

Bavarezët përmbysën rezultatin e ndeshjes së parë në Portugali duke shkatërruar 6-1 Porton. Alkantara realizoi që në fillim për Bajernin, ndërsa Boateng i dërgoi shifrat në 2-0, më tej ekipi i Guardiolës e dominoi plotësisht takimin, duke shënuar edhe tre gola të tjerë pa përfunduar ende pjesa e parë me autorë Robert Levandosvskin i cili realizoi një dygolësh dhe Mylerin. Në fund pati kohë edhe për Alonson të gjente rrugën e rrjetës. Golin e nderit për ekipin luzitan e shënoi Xhekson Martinez në pjesën e dytë. Në krahun tjetër ashtu si edhe pritej, Barcelona kaloi pa probleme në raundin tjetër, ku i shaktoi një tjetër humbje PSG. Katalanasit nuk e vendosën për asnjë moment në diskutim kualifikimin duke fituar 2-0, falë një dy golëshi të brazilianit Nejmar. Ndërkohë sonte do të zbresin në fushë dhe katër ekipe të tjera. Reali do të presë Atletikon në ndeshjen e dytë. Takimi i parë përfundoi me rrejta të paprekura duke bërë që madrielenët tashmë te jenë më të favorizuar meqë lujanë në “Santiago Bernabeo” por kjo nuk do të thotë asgjë, pasi trajneri Ançeloti do të ketë disa mungesa shumë të rëndësishme në formacion. Takimi I tjetër do të jetë mesa francezëve të Monakos dhe Juventusit. Italianët fituan ndeshjen e parë me rezultatin minimal 1-0 duke lënë çdo gjë të hapur për kualifikimin. Natyrisht, Monako do të kërkojë deri në fund një kualifikim të metejshëm. Tashmë mbeten vetëm rezultatet e këtyre takimeve për të përcaktuar dy ekipet e tjera gjysëmfinaliste.