LEO MESSI DOPIETË, MPOSHT GJERMANËT NË “KAMP NOU”. Barcelona shtyp Bayern Mynih duke e fituar 3-0 ndeshjet e parë gjysmëfinale të zhvilluar në “Camp Nou”. Katalanasit tashmë janë më pranë finales së Berlinit duke zhvilluar një superndeshje në të cilën gjermanët e Pep Guardiolës rezistuan deri në minutën e 77-të ndërsa më pas nisi festivali I Leo Messit.

Ylli argjentinas tregon se është ende lojtari më I mirë në botë dhe në 3 minuta shënon dy supergola. Për të siguruar rezultatin mendon braziliani Neymar që në shtesë vulos rezultatin përfundimtar Barcelona-Bayern Mynih 3-0.Ndeshja e kthimit do luhet të martën tjetër por bavarezëve u duhet vetëm një mrekulli për të kaluar.