Një mbrëmje e çmendur ka rezultuar ajo e mbrëmshmja e vlefshme për xhiron e dytë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve. Kryendeshja e mbrëmjes Barcelona-Inter përfundoi me fitoren e katalanasve 2-1. Në këtë përballje Inter bëri një ndeshje të shkëlqyer duke kaluar në avantazh që në minutën e 3-të me Martinez. Italianët nuk përmbahen dhe krijojnë shumë raste por nuk finalizojnë ndërsa Barcelona në pjesën e parë është e dorëzuar.

Në të dytën katalanasit zgjohen. Super Suarez nxjerr ekipin nga vështirësia me një gol spektakolar duke barazuar fillimisht e më pas shënon golin e dytë pas një lëvizje të bukur në mbrojtjen e Interit duke marrë një fitore të vëshitirë 2-1. Në ndeshje tjetër të këtij grupi Borsua Dortmund fitoi pa probleme 2-0 në transfertë me Slavia Pragë. Dortmund dhe Barcelona kryesojnë me 4 pikë dhe më pas janë Inter dhe Slavia Pragë me nga një pikë.

Një surprizë të vërtetë ka bërë Salzburgu përballë Liverpulit brenda në Angli edhe pse anglezët arritën të fitojnë. Liverpul e çoi ndeshjen 3-0 por Salzburg nuk u turpërua kaq lehtë sepse arriti që të shënojë 3 gola duke e barazuar ndeshjen. Salah i dha në fund golin e fitores anglezëve. Në takimin tjetër të këtij grupi Genk barazoi 0-0 me Napolin ndërsa italianët kanë 4 pikë dhe më pas vijnë Salzburg dhe Liverpul me nga 3 pikë dhe në fund Genk me vetëm 1 pikë.

Francezët e Lillë kanë vënë në vështirësi Chelsin por këtë radhë londinezët nuk gabuan duke arritur që të marrin një fitore në shifrat 2-1 në transfertë. Ajaks vijon të jetë skuadra që nuk përmbahet duke mposhtur 3-0 Valencian brenda në Spanjë. Holandezët kryesojnë grupin H me 6 pikë ndërsa më pas vijnë

Chelsea dhe Valencia me 3 pikë dhe Lillë me zero pikë. Në grupin G Leipzig humbi 0-2 me Lion ndërsa Zenit fitoi 3-1 përballë Benfikës. Në grupin G Zenit dhe Lion kanë nga 4 pikë ndërsa Leipzig 3 pikë dhe Benfika e fundit me zero pikë pa asnjë fitore. Tashmë priten edhe dy ndeshjet e tjera të fazës së grupeve ndërsa shumë ekipe ndryshe nga sa pritej rrezikojnë jo pak kualifikimin.

Artikulli paraprakSHKODËR, SINDIKATA: PAGA E PENSIONISTËVE QESHARAKE
Artikulli tjetërBASHA: RAMA TË HAPË KRAHUN, SHQIPTARËT NUK E MERITOJNË TË MBETEN MBRAPA