SOT PRITEN DY SKUADRAT E FUNDIT PËR NË 1/8-at. Ka përfunduar faza e parë për 4 grupet A, B, C dhe D. Pikërisht në ndeshjen e fundit Juventusi ka mundur të kualifikohet për në fazën tjetër të Champions Leagues me barazimin 0-0 me Atletikon e Madrdit, në ndeshjen e luajtur në Torino.  Të pakta kanë qenë emocionet e kësaj ndeshjeje kryesisht në pjesën e parë.

Me këtë pikë të fituar Atletiko e mbyll e para e grupit këtë fazë dhe Juventusi si skuadra e dytë. Surpriza ka ndodhur në grupin B, ku Liverpuli është skualifikuar nga Champions League. Në “Anfield” vendasit e kanë parë veten në disavantazhin tw një goli pas 25 minutave lojw, ku Bazeli kaloi në avantazh 0-1. Ishte minuta e 81′-të kur Xherard shënon një supergol nga një goditje standarde, por kaq nuk mjafton që Liverpuli i tij të shkojë më tepër se sa vendi i tretë, vend që e kalon për në Europa League dhe kalon zviceranën e Bazelit në Champions League bashkë me Realin e Madridit, i cili e mbyll këtë fazë me pikë të plota pas fitores 4-0 ndaj Ludogorets.Në grupin C, Monako ka marrë kryesimin, duke u kualifikuar si kokë grupi pas fitores 2-0 ndaj Zenitit. Kjo fitore i jep mundësinë francezëve të lënë në vendin e dytë Leverkusenin që nuk mundi të marrë më tepër se një barazim 0-0 me Benfikën e vendit të fundit. Në grupin D është golavarazhi që kalon në krye Dortmundin në kuotën e 13 pikëve aq sa edhe Arsenali. Përballja e tyre e fundit me Andërlehtin e Hasit u ndal në barazim 1-1, një pikë që mjafton për të lënë pas skuadrën e Venger.Dita e sotme do të përcaktojë edhe ekipet e fundit të kualifikuara për raundin e 1/8-ave të finaleve, apo atë që starton përballjet me eliminim direkt në Champions League. Janë 6 skuadra që e kanë siguruar tashmë një biletë kualifikuese ndër grupet E, F, G dhe H, por mbetet të vendosen edhe 2 skuadrat e fundit që kalojnë fazën me grupe, si dhe të tjera që do të përcaktojnë se kush do të luajë në Europa League dhe kush do t’i thotë lamtumirë Europës.Sa i përket grupit E, i cili konsiderohet si më delikati, vendi i parë është rrëmbyer prej kohësh nga Bayern Munchen. Në Bavari do të shkojnë rusët e CSKA Moskës, të cilët gjenden në kuotën e 5 pikëve, së bashku me Romën dhe Manchester Cityn, të cilët në fakt do të përballen për “jetë a vdekje” në “Olimpico”. Ndaj, janë tri skuadra për 1 vend në 1/8-at e finaleve. Grupi F dominohet nga PSG dhe Barça, të cilët do të sfidojnë njëra-tjetrën në “Camp Nou” vetëm për kreun e grupit. Grupi G kryesohet nga Chelsea i pamposhtur deri më tani në Champions, i cili do të përpiqet t’ia vështirësojë “jetën” Sportingut të Lisbonës, të dytët në grup, teksa portugezët kanë 2 pikë avantazh ndaj gjermanëve të Schalke 04. Grupi i fundit është H, me Porton kryesues dhe Shakhtar Donetsk në vendin e dytë. Këtu nuk flitet thuajse për asgjë, pasi dy të parat janë të sigurta për vendet e tyre. Në garë vetëm vendi i tretë, ku Athletic Bilbao dhe BATE Borisov do të përballen në Spanjë. Baskëve do t’iu mjaftonte të mos humbisnin ndaj një kundërshtari që ka shënuar vetëm 2 gola dhe ka pësuar 22.