SONTE ZBRESIN NË FUSHË BARCELONA DHE BAYERN MYNIH, SFIDA MBETET E HAPUR. Juventusi hedh një hap drejt finales së Champions League që do të zhvillohet në Berlin, pas fitores ndeshjen e parë gjysmëfinale përballë Realit të Madridit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Në Torino u zhvillua një ndeshje me  një ritëm të jashtëzakonshëm nga të dy ekipet me sulme dhe kundërsulme pa fund duke dhuruar spektakël dhe emocione të mëdha. Sfida në fund u buzëqeshi bardhezinjve, por duhet të përgatiten për ferrin që i pret në ndeshjen e kthimit në Spanjë, pasi “Santiago Bernabeu” do të jetë lojtari i 12 i kampionëve të Europës në misionin për kthimin e rezultatit. Përsa i përket kronikës së ndeshjes, Juve e nisi mirë duke kaluar në avantazh në minutën e 9 me Moratën pas një gabimi në mbrojtjen mike. Reali i kundërpërgjigj në të 27’ me Ronaldon duke barazuar gjithçka. Në pjesën e dytë vendasit fitojnë një penallti të cilën e shndërron në gol Tevez duke afruar “Zonjën e Vjetër” me finalen, por ky ishte akti i parë dhe akoma nuk ka përfunduar asgjë, pasi pritet fjala e fundit nga madrilenët në ndeshjen e kthimit pas një jave.
Ndëkrohë sonte do të zbresin në fushë Barcelona dhe Bayern Mynih. Katalanasit do të presin në shtëpi një prej ekipeve më të forta të momentit. Për yllin argjentinas, Lionel Messi në këtë fazë nuk ka favorit dhe thekson se të gjithë janë të fokusuar në luftën për tu përfshirë në finale. Messi ka theksuar se Barcelona dëshiron të harrojë sezonin e kaluar kur nuk arriti të fitojë asnjë , sepse këtë vit ajo i dëshiron të gjitha trofetë. Ndërkohë trajneri i Barcelonës Enrique tha se Bayerni është shumë më i fortë që kur trajneri i tij u bë Guardiola dhe se tani kanë mbrojtjen shumë më të fortë, dhe se i përkasin klubeve më të mira në Evropë. Nga ana e tjetër Bayern shkon në këtë ndeshje për të siguruara kualifikimin që në pëërballjen e parë.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI
Artikulli tjetërKOPSHTET DHE SHKOLLAT FESTOJNË DITËN E LULEVE