Është hedhur shorti i turit të parë të Champions League në futboll për femra në Nion të Zvicrës ku ekipi kampion i Shqipërisë në futboll për femra Vllaznia është njohur edhe me kundërshtarët më të cilat do të ndeshet.

Siç është proçeduar edhe vitin e kaluar ndeshjet e grupit 8 në të cilin luan ekipin shkodran, do t’i zhvillojë në Sarajevë të Bosnje- Hercegovinës në datat 7-13 gusht.

Pjesë e këtij grupi është janë kampionia boshnjake SFK Sarajevo 2000 po ashtu edhe kampionia e Estonisë Paru si dhe ajo e Moldavisë Agarista.

Në një intervistë për Star Plus trajneri i ekipit kuqeblu në futboll për femra Nikolin Leka shprehet se po punojnë për përforcimin e skuadrës së tyre dhe se qëllimi është të arrijnë rezultate pozitive.

Kështu skuadra kampione e Shqipërisë në këtë kompeticion do të synojë që arrijë më të mirën e mundshme në Champions League edhe pse diferenca ndërmjet ekipeve shqiptare dhe atyre te Europës është e madhe

gjithsesi Vllaznia është e qartë në objektivin e saj dhe do të tentojë rezultatin historik, kalimin e turit të parë.

 

Artikulli paraprakXHAKA E SHAQIRI DHE SHQIPONJA DYKRENARE
Artikulli tjetërFIFA NIS HETIMIN PËR FESTIMET E XHAKËS DHE SHAQIRIT