Është hedhur në Monte Carlo shorti i grupeve të UEFA Champions League. Goglat e tërhequra nga Diego Forlan dhe Rikardo Kaka kanë përcaktuar përballje vërtetë interesante, ku nuk mungojnë dhe grupet e ashtëquajtura “i vdekjes”.

Short relativisht i lehtë për kampionët në fuqi të kompeticionit, me Realin e Madridit që është shortuar në grupin G sëbashku me Romën, CKSA Moskë dhe Plzen.

Ky sezon pritet të jetë emocionues për fituesin e 5 “Topave të Artë” Cristiano Ronaldo, që me skuadrën e tij të re Juventusin do të përballet me ekipin ku u bë i njohur, Manchester United.

Dy skuadrat janë shortuar në grupin e fundit, atë H sëbashku me Valencian dhe zvicerianët e Young Boys. Grupi “i vdekjes” mund të quhet padiskutim Grupi A, me Atletico Madrid, B.Dortmund, Monaco dhe Club Brugge që i kanë të gjitha mundësitë për të kaluar më tej.
Rikthim sensazional për italianët e Interit, që janë shortuar në një grup vërtetë të fortë, si

ai B. Pjesë e këtij grupi janë skuadrat si Barcelona, Tottenham Hotspur dhe PSV. Në favor të zikaltërve është historia, pasi 8 vite më parë, kur ata ishin fitues të kompeticionit më të rëndësishëm bënin pjesë në të njëjtin grup me katalanasit.

Në grupet tjera mund të veçojmë çiftet PSG-Napoli, Napoli-Liverpool dhe PSG-Liverpool në grupin C. Në grupin E, Bayern Munich do të diskutojë grupin me Benfikën, Ajaxin dhe AEK-un.

Grupi A.
Atletico Madrid
B.Dortmund
Monaco
Club Brugge

Grupi B.
Barcelona
Tottenham
PSV
Inter

Grupi C.
Paris Saint Germain
Napoli
Liverpool
Crvena Zvezda

Grupi D.
Lokomotiv Moskë
Porto
Shalke 05
Galatasaray

Grupi E.
Bayern Munich
Benfika
Ajax
AEK

Grupi F.
Manchester City
Shakhtar Donetsk
Lion
Hoffenhaim

Grupi G.
Real Madrid
Roma
CSKA Moskë
Plzen

Grupi H.
Juventus
Manchester United
Valencia
Young Boys