BARCELONA, PSG E CHELSEA VIJOJNË SUKSESSHËM. Champions League u rikthye mbrëmjen e së martës me ndeshje vërtet interesante. Ku padyshim binte në sy përballja mes Mançester Sitit dhe Bajernit të Mynihut, ku vendasit arritën të përmbysnin gjithçka në minutat e fundit.

Ndeshja nisi shumë keq për të besuarit e Guardiolës, pasi që në minutën e 21-të të takimin ata mbetën me 10 lojtarë, pasi Benatia u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa Aguerro ktheu në gol një 11-metërsh në po këtë minutë. Në 45 minutat e para të ndeshjes, bavarezët gjetën forca, duke përmbysur rezultatin në 1-2, me gola të Alonso-s dhe Leëandoëski-t. Por heroi i këtij takimi ishte argjentinasi Kun Agurro, i cili realizoi një tripletë, duke shënuar edhe dy herë të tjera në minutat e fundit të ndeshjes dhe e çoi rezultatin në 3-2 në favor të vendasve.  Pas këtyre ndeshjeve, grupi E udhëhiqet nga Bajneri, tashmë i kualifikuar, me 12 pikë, ndërsa tre ekipe do të luftojnë për vendin e dytë në ndeshjen e fundit në grup, Roma, Mançester Siti dhe CSKA-ja gjenden në kuotën e 5 pikëve.

 

Në grupin F, Barcelona dhe PSG, dy ekipe të kualifikuara për më tej, e patën të lehtë të fitonin ndaj kundërshtarëve të tyre, përkatësisht Barcelona 0-4 në Qipro ndaj Apoel dhe PSG 3-1 ndaj Ajaksit.

 

Në Grupin G, Celsi siguroi kualifikimin dhe vendin e parë falë fitores së thellë me Shalke 04 në Gelsenkirchen.  ‘Blutë e Londrës’ e morën shumë shpejt avantazhin me golin e Territ që në minutën e 2 të ndeshjes, më pas gjithçka u bë shumë e lehtë për të besuarit e Murinho-s. Ëillian shënoi golin e dytë, ndërkohë që Kirshnoff, me autogolin e tij, i dha avantazhin e trefishtë Celsit. Mbyllën serinë e golave për ‘Blutë e Londrës’, Drogba që shënoi golin e katërt dhe Ramires me të pestin.

 

Në Grupin H, Porto dhe Shaktjor janë skuadrat e kualifikuara për në 1/8 e finaleve të Champions League. Porto fitoi me shumë lehtësi ndeshjen e parafundit ndaj Bate Borisov 3-0 me gola të Herrera-s, Martines dhe Tello, duke blinduar vendin e parë. Kjo fitore e portugezëve ishte një lajm i mirë edhe për Shaktjorin që e pa veten të kualifikuar që përpara fillimit të sfidës me atletik Bilbaon, me skuadrën baske që fitoi 1-0 dhe në ndeshjen e fundit do të përpiqet të sigurojë kualifikimin për në Europa League.                                                   

Artikulli paraprakFMN 53 MILIONË EURO SHQIPËRISË
Artikulli tjetërOBAMA E KA NJË TË DASHUR, E DI EDHE MISHEL !