Dinamo e Zagrebit në Champions League dhe Skënderbeu në Europa League. Kampionët e Shqipërisë janë mundur me rezultatin e thellë 4-1 në ndeshjen e kthimit në Kroaci, duke e humbur përballjen në total me Dinamon me rezultatin 6-2, pasi ndeshjen e parë në Elbasan e humbën 1-2. Sfida në Zagreb dhuroi gola dhe spektakël që në minutat e para, pasi pa kaluar 15 minuta u shënuan tre gola.

Fillimisht ishte Dinamo që kaloi në avantazh me Soudani në minutën e 9’. Një minutë më vonë, Esquerdinha barazoi në 1-1 duke krijuar iluzione se gjithçka u rihap.Por, Dinamo kaloi sërish në avantazh 5 minuta më pas duke mos lejuar humbjen e kontrollit të lojës duke shënuar me Hodzic. Në pjesën e dytë, arbitri largoi me karton të kuq një nga lojtarët e Dinamos duke rifutur sërish në lojë Skënderbeun, por Jeremy Taravel dhe Soudani, që plotësoi dopietën personale shuan përfundimisht shpresat e shqiptarëve për të kaluar në fazën e grupeve të Champions League. Gjithsesi, Skëndërbeu do të marrë pjesë në fazën e grupeve të Europa League edhe ky një sukses më vetë për këtë ekip dhe futbollin shqiptar.

PUBLICITET