POR SËRISH DO TË RIKTHEHET ME KARIKATURËN E POFETIT MUHAMED.Edhe pas atentateve ndaj revistës satirike “Charlie Hebdo”, ku humbën jetën 12 pjesëtarë të redaksisë, të mërkurën do të dalë numri i ri në treg.

 

Në faqen e parë të revistës, do të rikthehet karikatura e profetit Muhamed por këtë herë me një tabelë në duar ku shkuhet “Je Suis Charlie” (Unë jam Sharli), dhe mbishkrimi mbi karikaturë “ Gjithcka është e falur”.

“Po ne jemi gati. Po punojmë shumë sepse ende duhet të organizojmë shumë gjëra. Por ne jemi të gatshëm që të publikohet të mërkurën”.

Revista me tetë faqe pritet të publikojë më shumë se 3 milionë kopje të “Charlie Hebdo”, në përgjigje të kërkesave të mëdha pas sulmeve vdekjeprurëse. 

Karikaturat e profetit Muhamed tre vitë më parë, shkaktuan debate në komunitetin mysliman. Më pas karikatura e liderit të ISIS ishte ajo që nxiti reagimin ekstrem të militantëve, të cilët ekzekutuan 17 njerëz në Paris.