Duket e pabesueshme por është e vërtetë. Një çift bashkeshortësh nga Britania, që kishin menduar se do të sillnin jetë maksimumi tre pasardhës, tashmë janë bërë prindër të 21 fëmijëve. Së fundi, Sue Radford, 43 vjeçe, lindi vogëlushen Bonnie, për të cilën thotë se do të jetë e fundit.

Për momentin, i të njëjtit mendim është babai i fëmijëve Noel 47 vjeç. Megjithatë, “The Sun” shkruan se edhe para se të lindnte vajza e tyre e parafundit, e cila tashmë është 14 muajshe, çifti ishte shprehur në të njëjtën mënyrë.

“Tashmë ka ardhur fundi. Veshjet e shtatzanisë do t’i hedh dhe të qenurit shtatzënë nuk do të më mungojë aspak. Të gjithë më pyetën në spital nëse do të më shohin sërish vitin tjetër dhe iu sigurova që jo. Do të shijojmë fëmijët që kemi dhe do të presim nipër dhe mbesa”.

Familja Radford jeton në një shtëpi me dhjetë dhoma gjumi.Familja pi 18 litra qumësht në ditë, tre litra lëngje dhe ha tre kuti drithi për mëngjes. Noeli tha: “Të rriturit nuk duan më të dalin me nënën dhe babanë”. Sue shtoi:”Jo të gjitha familjet e mëdha kanë përfitime. Puna është vështirësia më e madhe që ato kanë”.