E para gare zyrtare e Federates Shqiptare te Çiklizmit per vitin 2018, ka qene kupa “26 Marsi”. E organizuar kete te hene ne Kavaje ne bashkepunim me Bashkine e ketij qyteti, ajo eshte dominuar dhe fituar nga çiklistet shkodrane.

Ne perfundim te gares me itinerar Kavaje- Lushnje- Kavaje, fitues eshte shpallur çiklisti i Vllaznise Bruno Kola. Ai eshte shkeputur qe ne shkuarje bashke me Mariglen Xheleken e Tiranes dhe sebashku kane pedaluar per rreth 30 km.

Por 10 km para fundit te gares, Bruno Kola eshte shkeputur nga kundershtari i tij i vetem dhe ka mberritur ne finish duke e prere i pari vijen e mberritjes.

Me pas eshte renditur Xheleka i Tiranes ndersa pas tij kane mberritur sebashku tre çiklistet e tjere te Vllaznise, Astrit Kronaj, Alfons Rrashkadoli e Sion Gjoka. Ky i fundit ka prere i pari finishin nder ta duke qene ai i treti ne kete gare dhe duke siguruar ne kete menyre edhe podiumin.

Paraqitje te mire kane bere edhe sportistet e tjere te Vllaznise, Gjergj Zefi, Defrim Dholla, Ervis Ramja dhe Arsen Zalli. Vllaznia si ekip edhe ne kete gare ka dominuar mbi te gjithe ekipet e tjera duke u shpallur fitues i kesaj kupe.

 

Artikulli paraprakBANORËT E SHIRQIT: PO NA NGORDHIN BAGETITË!
Artikulli tjetërSHQIPËRIA HUMBET 1-0 NDAJ NORVEGJISË