Kampionati kombëtar i çiklizmit për të rinj do të mbahet këtë të shtunë në Tiranë. Ekipi i Vllaznisë në këtë disiplinë do të jetë pjesëmarrës.

Kuqeblutë objektiv kanë që të shpallen fitues në këtë aktivitet. Trajneri i Vllaznisë Leonat Kola shprehet se përgatitja e çiklistëve është maksimale për në kampionatin kombëtar i cili do të mbahet gjatë kësaj fundjave.

Sipas trajnerit Kola Vllaznia ka qënë thuajse gjithmonë e sulmuar në gara. Në këtë kampionat shpreson që mos të ketë edhe “shkopinj nën rrota”.

Kampionati kombëtarë i çiklizmit për të rinj do të zhvillohet në garat individuale dhe të rezistencës ku pjesëmarrja do të jetë e gjerë. Sa i përket shkodranëve kemi të bëjmë me një grup çiklistësh që premtojnë për të ardhmen kjo nisur edhe nga rezultatet pozitive të deritanishme.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE