SHËNOHET NJË INCIDENT PA PASOJA AFËR FINISHIT, KUQEBLUTË NË VENDIN E TRETË. Vllaznia ka arritur të ngjitet në podium në kupën e shqipërisë “Agim Tafili” në sportin e çiklizmit. Kjo kupë tashmë e përvitshme ka patur shumë emocionet ku fitues u shpallen çiklistë të Teutës ndërsa kuqelbutë u renditen në vendin e tretë në kategorinë e katedetëvce.Duhet thënë se kjo kupë pati dhe një incident pak metra larg finishit ku fatmirësisht nuk kishte pasoja të rënda.

Kështu në vendine parë për kategorinë e kadetëve me itinerary Lezhë-Shkodër e gjatë 36 km u rendit Sali Ballgjini i Teutës dhe Ridvan Tafili po i Teutës, ndërsa në vendin e tretë u rendit Reis Ferhati i Vllaznisë me një kohëzgjatje 1:02:50. Pas finisht drejtuesit e ekipit kanë folur dhe për incidentin në fjalë por që Vllaznia tregoi vlerat e saj në garim. Përsa i përket garës së të rriturve e cila ka qenë me itinerary, Tiranë-Shkodër e gjatë 90.5 km, fitues është shpallur çiklisti Krisel Sota i Apolonisë. Në vendin e dytë është renditur Olsion Velija i Tiranës dhe në të tretin Besim Banushi i Apolonisë.