Një studim përcakton kombet më të gjatë dhe më të shkurtër në botë, ku bie në sy gjatësia mesatare e holandezëve (1,83 metra) dhe shkurtësia mesatare e grave guatemalase (1,49 metra).

Ndërkohë, gratë më të gjata janë letonezet (1,7 metra), një centimetër më të gjata se burrat më të shkurtër, të cilët janë ata të Timorit Lindor, sipas këtij studimi.

Kërkuesit në Imperial College në Londër analizuan të dhënat nga më shumë se 200 vende për të vlerësuar gjatësinë e njerëzve të lindur mes viteve 1896-1996.

“Të qenit i gjatë ka lidhje me jetëgjatësinë, arsimimin dhe të ardhurat”, thonë autorët në studimin e tyre.

Me rezultatet e arritura, studjuesit duan të kenë një pamje të shëndetit të çdo kombi gjatë 100 viteve të fundit, ku gjatësia ka lidhje me popullsitë më të shëndetshme.

Më poshtë keni listën e shteteve me burrat dhe gratë më të gjatë në botë.

Shtetet me burrat më të gjatë në botë:

Holanda

Belgjika

Estonia

Letonia

Danimarka

Bosnjë Hercegovina

Kroacia

Serbia

Islanda

Republika çeke

Shtetet me gratë më të gjata në botë:

Letonia

Holanda

Estonia

Republika çeke

Serbia

Sllovakia

Danimarka

Lituania

Bjellorusia

Ukraina

PUBLICITET