Një studim i fundit ka treguar se vetulla është tipari më i rëndësishëm në fytyrën tuaj. Nëse sytë tuaj janë dritarja e shpirtit, vetullat konsiderohen jo vetëm shumë të rëndësishme për një pamje më të bukur por janë të rëndësishme për shprehinë e fytyrës

Studimi, i realizuar nga Universiteti i Lethbridge në Kanada, u ka shfaqur njerëzve imazhin e 25 personazheve të famshëm pa vetulla dhe imazhet e tyre pa sy. Në fund të studimit u arrit në përfundim se personat e përfshirë në studim ishin në gjendje të identifikonin 56 përqind të njerëzve me sy të fshehur, ndërsa 46 përqind të atyre pa vetulla. Pra, e gjithë kjo tregon se në fakt vetullat janë shumë të rëndësishme për identifikimin e njerëzve.

Artikulli paraprakShqipëri-Danimarkë, një ndeshje e bukur dhe me emocion nga minuta e parë deri në minutën e fundit
Artikulli tjetëriMac i ri së shpejti në treg