Gjatë 3 muajve të fundit, Organizata e Menaxhim Peshkimit në qytetin e Shkodrës ka evidentuar 3 raste sporadike të personave të cilët zhvillonin peshkim të paligjshëm. Arjan Çinari, drejtor pranë këtij institucioni tregon se çështja I ka kaluar prokurorisë.

Duke filluar nga java e ardhshme, subjektet të cilat kanë leje peshkimi do të angazhohen për pastrimin e liqenit të Shkodrës nga të gjitha mjetet statike si drunjtë apo rrjetat e peshkimit.

Një ndër projektet për të cilat po punohet intensivisht është edhe rihapja e qendrës së parë të ankandit të peshkut në qytetin e Shkodrës dhe përfshirja e peshkut të liqenit në tregun e Bashkimit Europian.