Organizata e Menaxhimit të Peshkimit ka bërë publike të dhëna mbi resurset peshkore në liqenin e Shkodrës. Arjan Çinari, drejtor i kësaj organizate shprehet se gjatë muajve të fundit është vënë re një rritje e resurseve peshkore, kryesisht e krapit në liqen.

Ai bën me dije se janë marrë masa për bllokimin e tregtimit të peshkut dhe do aplikohen gjoba për këdo që peshkon apo tregton peshkun e vogël.

Nga ana tjetër, Arjan Çinari bën me dije se gjuetia e paligjshme është ndërprerë në masën më të madhe.

Ndërkohë, ka përfunduar edhe procedura e regjistrimit të 210 varkave që i përkasin peshkatarëve të cilët njihen nga OMP.

Artikulli paraprakSHKODËR, SERBO MALAZEZËT FESTOJNË KRISHTLINDJEN
Artikulli tjetërSHKODËR, PROVOKOJNË SERBO-MALAZEZËT