Unioni i gazetarëve shqiptar ka zhvillua një takim me gazetarët e Shkodrës në bibliotekën “Marin Barleti”. Gjatë këtij takimi u prezantua projekti ristrukturues dhe përcaktimi i strategjisë për reagimin ndaj situatës sociale të gazetarëve “.

Gjatë këtij takimi kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptar Aleksandër Çipa foli për problematikat me të cilat përballen gazetarët.

Pavarësisht vështirësive të gazetarëve në të gjithë Shqipërinë, Unioni tha kreu Çipa nuk ka heshtur por të rregulluar situatën por ka gjetur pengesa tek të gjithë faktorët.

Në fund të këtij takimi gazetari Simon Shkreli u përzgjodh me unanimitet si koordinator i unionit të gazetarëve shqiptar për degën e Shkodrës.