Gjykata e Apelit të Vlorës ka rrëzuar kërkesën për aplikimin e një mase të butë sigurie për të mbijetuarin e vetëm të atentatit te 17 Shkurtit në qytetin e Vlorës. 42-vjeçari, Armando Sulejmani do të qëndrojë në burg pasi mbrojtja nuk arriti të argumentojë ankimimin dhe nuk bindi gjykatën.

Ai akuzohet për “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municioneve” dhe dyshohet se ka qenë dhe shënjestra e atentatit për shkak të së kaluarës së tij dhe precedentëve.

“Çipuri” nuk ka pranuar te jap asnjë detaj që ndihmon hetimin. Edhe pse policia e shoqëroi rreth 17 persona nuk arrit të bjerë në gjurmë të autorëve. Në vendngjarje janë gjetur 90 gëzhoja dhe dyshohet se viktimave u është ngritur pritë.

Në momentin që mbërrit^n në zonë makina e viktimave, atentatorët e kane ndjekur nga pas për disa metra dhe kur është hapur zjarr kanë ecur paralel.

Viktimat Arjan Hasanaj dhe Resti Rexho nuk kane pasur mundësi reagimi. Vendi u zgjodh nga atentatorët pasi i gjithë aksi nuk ka kamera sigurie.

Gjithashtu mësohet se në makinën e vrasësve e cila rezulton e vjedhur janë gjetur 3 armë automatike, por asnjë prove identifikuese.