Manchester City, skuadra e shpallur kampion në “Premier League”, mund të mos luajë sezonin e ardhshëm në “Champions League”.

Sipas New Yorks Times, hetuesit e UEFA-s mund të paraqesin këtë javë kërkesën për pezullimin me 1 vit të ‘qyetarëve’ nga Kupat e Europës për shkak të shkeljes së rregullave të “Fair Play-t Financiar”.

Çështja e hapur si pasojë një botimi të ‘Der Spiegel’ daton në vitin 2014, kohë kur në klub janë futur 68 mln euro si të ardhura nga sponsorizimet, por që në të vërtetë sipas New York Time janë para të derdhura nga pronari i klubit sheiku Mansur, nëpërmjet kompanive ‘of-shore’.

Gjasat më të mëdha janë që Manchester City të pezullohet për sezonin 2020-2021, por mund të ndodhë që vendimi të hyjë në fuqi edhe sezonin e ardhshëm.

Në këtë rast do të përfitonte Manchester United, pasi do t’i lirohej vendi në “Champion League”. Kjo pasi Arsenal i vendit të pestë në “Premier League” mund të luajë në Ligën e Kampioneve për shkak të pjesmarrjes këtë sezon në finalen e “Europa League”.