Të udhëtosh me avion këtë verë nga Tirana drejt destinacioneve europiane apo anasjelltas duhet të mendohesh mirë.

Çmimet e biletave janë shtrenjtuar ndjeshëm nga të gjitha destinacionet kryesore të shqiptarëve, si nga Italia, Londra, Gjermania etj,

duke shtrenjtuar kostot sidomos për emigrantët që duan të vijnë në Shqipëri (biletat për të ardhur në Rinas janë 50-70% më të shtrenja sesa për të udhëtuar nga Rinasi).

Nga Londra për në Tiranë, dhe kthim, me Ëizz Air, vajtje-ardhje për një person, bilata në total arrin 400 paund euro për vajtje në 7 gusht (179 paund) dhe kthim në 14 (220.1 paund), ndërsa me Lufthansa, British Airëays dhe Austrian Airëays çmimet janë të paarritshme, sepse i kalojnë 600 paund (vajtje-ardhje).

Për krahasim, në të njëjtat data, një bileta vajtje-ardhje me Ëizz Air nga Londra në Shkup e gjen me 250 paund. Në drejtimet e kundërta, pra nga Tirana në Londër dhe anasjelltas,

bileta vajtje-ardhje me Ëizz Air kushton 300 euro dhe nga Shkupi në Londër, tre herë më pak, 101 euro. (të njëjtat çmime janë pak a shumë edhe nëse janë prenotuar biletat që në qershor apo pak më herët).

Një familje mesatare me 4 persona, që vjen nga Anglia do të duhet të shpenzojë vetëm për bileta të paktën 1200 paund, shumë që është e konsiderueshme,

teksa emigrantët gjithnjë ankohen se kudo në Europë ata mund të fluturojnë me bileta të lira, 50-60 euro një drejtim ose vajtje-ardhje, përmes operatorëve loë cost.

Nëse do të nisesh nga Milano për në Tiranë, me Blue Panorama, apo me Alba Ëings për të njëjtat data (7 dhe 14 gusht), bileta nga Milano në Tiranë kushton 210 euro dhe ajo e kthimit në 14 gusht 135 euro, pra në total 345 euro.

Në drejtimin e kundër, pra nga Tiranë në Milano, çmimi vatje -ardhje zbret në 190 euro, për shkak se kërkesa më e madhe në atë periudhë është nga emigrantët që duan të vijnë të kalojnë pushimet dhe të takojnë të afërmit në atdhe.

Nga Roma në Tiranë, me AlItalia, deri në 7 gusht e gjen biletën vetëm vajtje me 208 euro, më pas rritet në 260 euro.

Kthimi në 17 gusht varion nga 193 euro në 326 euro, pra minimumi i biletës vajtje-ardhje është 401 euro. (nga Tirana në Romë dhe anasjelltas, më e lira është 190 euro vajtje dhe ardhje).

Nga qytetet gjermane në Tiranë, biletat janë tepër të shtrenjta. Me Adria Airëays, nga Munihu në Tiranë dhe anasjelltas, në gusht bileta i kalon 400 euro.

Kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion në gusht

Burime nga Autoriteti i Aviacionit Civil pohuan për Monitor se gjithmonë në sezonin e verës, çmimet e biletave janë më të shtrenjta dhe kjo është një tendencë botërore. Por këtë gusht është konstatuar një kërkesë shumë e lartë për të udhëtuar me avion përmes Rinasit,

ndërkohë që nga ana tjetër kompanitë ajrore nuk po shtojnë avionë, pasi ka kosto të larta marrja e avionëve me qira, çka është shoqëruar me çmime më të shtrenjta.

Autoriteti tha se jep menjëherë lejen nëse kërkohet të shtohet një linjë, ndërsa shtimi i avionëve është në dorën e vetë shoqërive ajrore.

Shtimi i kërkesës nuk është ndikuar nga turistët, teksa ata vijnë kryesisht me charter, por janë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë (emigrantët), që po zgjedhin gjithnjë e më shumë të udhëtojnë me avion, si një alternativë më e shpejtë udhëtimi, sesa psh me traget.

Të dhënat e fundit të INSTAT, mbi lëvizjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj bënë të ditur se në 6 muajt e parë të vitit , daljet e shtetasve gjithsej përmes ajrit ishin 630.6 mijë,

me një rritje prej 11.6% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për të njëjtën periudhë, daljet me det ranë me 8% dhe ato me tokë u rritën me 9.9%.

Vetëm në qershor, daljet përmes ajrit u rritën me 23.5%, në raport e qershorin 2017.

Monopoli i fluturimeve në Rinas është një tjetër faktor që mban çmime të shtrenjta, për shkak të taksave të larta aeroportuale. Tirana International Airport, që menaxhon me koncesion aeroportin e vetëm në vend,

deklaroi për vitin 2017 fitime prej rreth 21 milionë eurosh, me një normë fitimi prej 47%, duke e renditur atë ndër kompanitë më fitimprurëse në vend.

Nisur nga fitimet e larta, qeveria ka hapur së fundmi një tender për të audituar ecurinë e koncesionit për më shumë se një dekadë, saktësisht nga 2004 deri në vitin 2017.

Auditimi synon të skanojë ecurinë e zbatimit të kontratës së nënshkruar mes shtetit shqiptar dhe koncesionarit duke pasur parasysh treguesit kyçë si investimet, detyrimet, normën e fititmit dhe rikthimit të kapitalit si dhe dhe sa është respektuar përqindja e dakordësuar në planin fillestar të biznesit.

Të gjithë bilancet vit pas viti do të shihen me kujdes dhe nëse kompania ka realizuar me korrektesë të gjithë parametrat.

Nëse gjithçka rezulton në rregull ky pritet të jetë veç një kontroll rutinë mbi një koncesion ndërkohë që nëse të dhënat kanë devijime duket se institucionet shqiptare duan që ta përdorin si “presion” mbi kompaninë për t’i imponuar asaj ulje të tarifave që e bëjnë atë një nga aeroportet më të shtrenjta jo vetëm në rajon.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE