ERE, PRANON KWRKESWN PWR ÇMIMIN E ENERGJISW ELEKTRIKE. Bordi i Entit Rregullator të Energjisë ka pranuar që të marrë në shqyrtim kërkesën e parë për rritjen e çmimit të energjisë, atë të Operatorit të Sistemit të Transmetimit.

Në këtë vendim ERE konstaton se aplikimi i OST-së i plotëson kërkesat dhe rregullat e vendosura nga Enti Qendror, kështu që në fund të dhjetorit, OST do të marrë një përgjigje nëse tarifa që paguan kompania e shpërndarjes dhe KESH-i për kalimin e energjisë në linjat e saj do të jetë apo jo 10% më e shtrenjtë. Pas kompanisë së transmetimit të lartë të energjisë, ERE pret edhe aplikimin e OSHEE-së dhe KESH për çmimet e reja. Burime për Star Plus thonë se ato do të bëhen javën që vjen. Çmimi i energjisë elektrike në Shqipëri do të ndryshojë edhe për konsumatorët fundorë, ku pritet që blloku i parë i cili paguan më pak nëse nuk kalon 300 kv/h të njehsohet dhe të gjithë konsumatorët të paguajnë një çmim mesatar. Në këtë grafik këtu tregohet se më shumë se gjysma e konsumatorëve të cilët janë klientë të Kompanisë së Shpërndarjes së Energjisë janë ata familjarë.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/jOwoaRBFlss?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]