Akademia e Shkencave ka publikuar emrat e studiuesve të nomunuar për çmimet shkencore 2018. Fituesit do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga 12 anëtarë dhe nga kryetari Ethem Likaj.

Akademia e Shkencave ka shpallur nominimet për çmimet shkencore. “Sistemi tatimor në Shqipëri”, me autor Adriatik Matelin, “Arkitektura në Iliri” i studiuesit Apollon Baçe si dhe “Historia e shqiptarëve gjatë shekullit të XX”, nga një grup autorësh janë dominuar për çmimin “Eqerem Çabej” që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave shoqërore-albanalogjike.

Për çmimin shkencor kombëtar vjetor “Petrit Radovicka” që jepet për studimin më të mirë në fushën e shkencave natyrore-teknike, nominohen veprat “Paraja, banka dhe shoqëria” të autorëve Aristotel Pano dhe Anastats Angjeli si dhe vepra e Jani Vangjelit me titull “Atlasi i Florës së Shqipërsië”.

Ndërsa për çmimin kërkuesi ri më i sukseshëm janë nominuar katër studiues, mes tyre edhe një shtetas italian.

Fituesit e çmimeve shkencore kombëtare 2018 do të përzgjidhen nga një juri e përbërë nga 12 anëtarë dhe nga kryetari Ethem Likaj.