REAGON SELIA BLU PAS DEKLARATAVE TË RAMËS. Sot kryeministri Rama bllokoi të gjitha rrugët e Shkodrës me postëblloqe policie dhe me paranojë. Ky bllokim u bë për të deklaruar që Keti Bazhdari ishte Askushi.

Është një pike që jemi të gjithë dakord Zoti Kryeministër, është askushi nëse do ti referohemi konkretisht prejardhjes nga ti vjen.   Por reagimi jonë i referohet mosnjohjes tëndë të stisur ndaj ish deputetes së Partisë Demokratike, sot kandidates së nderuar për Bashkinë e Shkodrës znj. Voltana Ademi. Sigurisht që zonja Voltana njihet nga gjithkush,  por e dime mire edhe nga Ju. Është ajo parlamentare që ka mbajtur fjalën e saj çdo të enjte në parlament.   Është ajo parlamentare që ka denoncuar për njerëzit që ju i hodhët dhunshëm në rrugë nga zyrat e administratës. Voltana Ademi ka ngritur zërin për taksat e larta, dhunën policore, Ju ka denoncuar Ju dhe qeverinë tuaj për trajtimin diskriminues që keni patur kundrej çdo personi në pamundësi për të paguar një faturë elektrike. Zonja Ademi ka denoncuar duke argumentuar profesionalisht Reformën territoriale. Ju sigurojmë që këto denoncime s’janë biseda kafeje apo krushqie. Ose ju keni një memorie të shkurtër ose memoria juaj është selektive, sepse ju keni harruar edhe kur Znj Ademi Ju ka tërhequr vëmendjen për shëtitjen tuaj në plazhin e Velipojës. Por siç duket problemet tuaj shëndetësore s’po ndalen veç tek memoria por edhe tek aryeja. Kujdes zoti Kryeministër sepse çelësat e stadiumit s’janë të asnjë qeverie por të qytetarëve të Shkodrës. Kurse çelësat e Bashkisë së Shkodrës sigurisht që zoti Luka do t’ia dorëzojë zonjës Ademi. Ju faleminderit

Artikulli paraprakKËRKOHESHIN NGA POLICIA, NË PRANGA DY SHKODRANË NË LAÇ
Artikulli tjetërRAMA ME STRUKTURAT: MBANI PËRGJEGJËSI PËR REZULTATIN