Protestës së opozitës në Tiranë i janë bashkuar edhe qytetarët e Shkodrës të organizuar nga partia demokratike. Kryetari i degës së Shkodrës Ramiz Çobaj tregoi për “Star Plus” gjatë një lidhjeje të drejtpërdrejtë me “Info Plus” se mijëra shkodran kanë marrë pjesë në protestë.

Nisja e protestuesve nga Shkodra është bërë nga vende të ndryshme të qytetit të Shkodrës. Bardh Spahia, drejtues i departamentit të emigracionit në PD deklaroi se arsyet për të protestuar ndaj qeverisë janë të shumta. Qytetarët e Shkodrës në mënyrë të organizuar morën pjesë në protestën e opozitës duke qenë se sipas PD Shkodra është ndër qytetet më të diskriminuara nga qeveria aktuale.