Kryetari i Partisë Demokratike të Shkodrës Ramiz Çobaj e quan të vonuar ndërhyrjen e policisë së shtetit në Shkodër pas ngjarjeve kriminale të ndodhura njëpasnjë.

Për kreun e PD politika duhet të shkëputet nga krimi ose ndryshe shkojmë në një rrugë pa krye.

Çobaj drejtoi një mbledhje kryesie të PD Shkodër për përgatitjen e zgjedhjeve brenda demokratëve shkodran proces i lënë përgjysëm që nga qershori i këtij viti.

Kryedemokrati shkodran që mbajti një mandat 4 vjeçar i pyetur nëse do të rikandidojë kësaj radhe i shmanget kësaj dileme ndërsa thotë se me ndryshime e statutit jo çdo kush që zgjohet në mëngjes mund të pretendojë të kandidojë,

një mesazh ky i Ramiz Çobaj që më shumë i drejtohet eksponentëve të PD në Shkodër që nuk janë në të njëjtën varkë, ndasi të cilat janë ende evidente.

Pritet që brenda tetorit PD Shkodër dhe degët në gjithë Shqipërinë të kenë kryetarët e rinj të grupseksioneve, kryesinë e re dhe kryetarët e rinj në qytete për t’u bërë gati më pas për luftën e ashpër të zgjedhjeve vendore vitin e ardhshëm