Sërish konfirmohen shifara të larta të personave të infektuar me COVID-19. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar edhe 14 raste të reja në qarkun Shkodër dhe një viktimë si shkak I përhapjes së COVID-19. Ai është efektivi I policisë Hydajet Hyda që doli pozitiv rreth dy javë më parë ndërkohë që u transportua edhe në Turqi për mjekim më të specializuar por fatkeqësisht COVID i ka shkaktuar vdekjen duke krijuar komplikacione në organet jetësore.

Ai është efektivi i parë i policisë së Shkodrës që humb jetën nga COVID-19. Ndërsa, 12 raste janë shfaqur në bashkinë Shkodër dhe dy të tjera në bashkinë Malësi e Madhe. Prej tre ditësh ka patur një rritje të ndjeshme të personave të infektuar nga ky virus. Aktualisht, 450 është numri I të infektuarve aktivë ku të shtruar në spital janë 10 prej tyre.

Ndërsa, 440 janë të izoluar në banesa, gjendja shëndetësore e të cilëve është e qëndrueshme dhe nuk paraqesin ndërlikime. Nga ana tjetër, në këto 24 orë janë shëruar edhe tre persona të tjerë due e rritur numrin e të rikuperuarve në 623. Në dy javët e oara të muajit tetor janë konfirmaur 151 raste me COVID-19 në nivel qarku, me një mesatare prej tetë rastesh në ditë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një muaji më parë, vihet re një trend çdo herë e në rritje. Për frenimin e përhapjes së COVID-19 Ministria e Shëndetësisë ka miratuar tashmë Aktin e ri Normativ që detyron qytetarët të mbajnë maskën kudo jashtë shtëpie, por pritet të shihet nëse rezultatet do jenë aq pozitive sa pritet për uljen e kurbës së të infektuarve nga koronavirusi.