16 është numri I rasteve të reja me COVID-19 të konfirmuara nga Ministria e Shëndetësisë gjatë 24 orëve të fundit për qytetin e Shkodrës. Harta e të infketuarve përhapet ndjeshëm në bashkinë Shkodër me 11 raste të reja, mes të cilëve një mjeke, katër raste të reja në bashkinë Malësi e Madhe dhe një raste në bashkinë Pukë të cilat janë kryesisht shpërthim komunitar. Një nga vatrat më të rrezikshme të infkesionit është Spitali Rajonal I Shkodrës, nga ku ditën e sotme një mjeke rezultoi pozitive me COVID-19.

Në këtë institucion janë infektuar edhe pacientë të cilët vuajnë nga sëmundje kronike. Spitali është institucioni shëndetësor që regjistron numrin më të lartë të tamponëve të marrë çdo ditë, pasi siç bëhet e ditur, pjesa më e madhe e qytetarëve që dyshojnë se mund të jenë të infketuar drejtohen atje për të kryer testin.

Deri më tani, numri i të prekurve nga COVID-19 është 435 persona ndër të cilët 173 janë raste aktive. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë qytetarë të cilët vijojnë të izolohen në banesa, konkretisht 162 persona prej rasteve aktive me Koronavirus.

Ndërkohë, 11 është numri I personave të cilët janë të hospitalizuar në Spitalin Infektiv në Tiranë. Fatmirësisht, në 24 orët e fundit Ministria e Shëndtësisë konfirmon për katër persona të cilët e kanë mbyllur me sukses përballjen me virusin COVID-19. Tashmë numri I të shëruarve nga COVID-19 për qarkun Shkodër është 250 persona, një shifër që po rritet dita ditës.