Shifra të larta janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë për bashkinë Shkodër në 24 orët e fundit. Aktualisht, numri I të infektuarve aktivë është 439 ku 10 janë të shtruar në spitalet COVID dhe një prej tyre është I shtruar në terapi intensive. Të izoluar në banesa janë 429 persona, gjendja e të cilëve është më e normalizuar dhe ndiqet nga mjekët.

Për fat të mirë, në 24 orët e fundit ka patur edhe shtatë persona të cilët janë shëruar nga koronavirusi duke e rritur numrin e të rikuperuarve në 620. Aktualisht, nga të dhënat e Ministrisë raportohen 1105 persona të prekur në total nga COVID-19, prej të cilëve janë 439 raste aktive dhe 620 persona të shëruar.

Ndërkohë gjitahshtu ka patur një rritje të numrit të viktimave ku në shtatë muaj janë konfirmuar 46 persona të cilët kanë humbur jetën si shkak I infektimit me COVID-19 ndërsa kryesisht kanë qenë persona të moshës së tretë të cilët kanë qenë bartës edhe të sëmundjeve të tjera kronike.

Situata duket nën kontrollin e institucioneve përkatëse por me shfaqjen e rasteve të reja, kujdesi dhe respektimi I masave mbrojtëse duhet të jetë në nivelet më të larta në mënyrë që bilanci në fund të pandemisë të jetë sa më pozitiv.